Spartak Ngjela: Ju tregoj kush e solli Xhon Kerrin në Tiranë!

KMA NEWS / Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri erdhi në Tiranë vetëm për një arsye, sipas Spartak Ngjelës; për reformën në drejtësi. Kur kundërshtarët e reformës, nisën të thonë se ambasadori Donald Lu, ishte i blerë, atëherë Edi Rama kërkoi një autoritet më të lartë, deklaroi Ngjela. Gjatë një interviste në abc news, Spartak Ngjela u shpreh i bindur se kryetarët e partive politike do ta votojnë të gjithë reformën në drejtësi.

“Gënjen ambasadori thonin. E dini pse erdhi Kerri këtu? E kërkoi Rama. Më hidhni në gjyq po të doni! Le të më dali Rama në gjyq. Rama tha: Nuk i bind dot! Më thonë që s’ka gisht Amerika (për reformën në drejtësi). Erdhi sekretari I shtetit. Që ta dinë dhe njerëzit. Ky është informacioni. Nuk e pranojnë këta ambasadorin amerikan. Hapnin fjalë se është i blerë dhe futën në punë sekretarin e shtetit për reformën. Jepjani nesër në titra se Ngjela deklaron: Rama tha se nuk e bën dot! Të vini me autoritetin tuaj, se këta nuk besojnë se autoritet është ambasadori! Dhe erdhi sekretari I shtetit. Mos doni të vijë Obama? Amerika i ka votat në parlamentit shqiptar, sepse Shqipëria sot është me frymën amerikane. Kush do dali kundër Amerikës? Sepse s’duan popullin shqiptar dhe do dalin kundër Amerikës? Si qenka kjo? Sepse interesat e popullit shqiptar dhe interesat e Amerikës, kanë konverguar në një pikë dhe ajo pikë nuk është me këta dhe këta do bëjnë si Enver Hoxha, do ikin në Kinë? Do ikin në Rusi? Këta që qethen ballaboks?”, tha Ngjela gjatë intervistës në Abc news.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img