Spiropali iu përgjigjet shkrimeve të portaleve për ndërrimin e 3 kostumeve në Kiev

KMA NEWS – Spiropali iu përgjigjet shkrimeve të portaleve për ndërrimin e 3 kostumeve në Kiev

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, i është përgjigjur zërave që komentuan negativisht, se gjatë vizitës në Kiev ajo ndërroi 3 kostume brenda një dite.

Përmes një interviste të dhënë për emisionin Kjo javë, Spiropali tha se ndërrimi i veshjeve ishte një akt higjenik, pasi udhëtimi ishte 24-orë me tren.

Nisida Tufa: Publiku është kurioz edhe për detaje, ku drekuat, ku darkuat, ku fjetët? Mund të na zbuloni diçka?

Elisa Spiropali: Asgjë e veçantë, drekuam me presidentin, pastaj ishim në 24 orë në tren, nuk qëndruam, ishim në lëvizje.

Sigurisht ju jeni njohur dhe me disa lajme shpërndarë në disa portale të ndryshme ku vihet në pah, veshja juaj. Keni një koment për këtë?

Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty,  sidomos për një anëtare te delegacionit, grua.

Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë.

U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img