KMA NEWS / Thomas Strakosha sot ishte një hereo i vërtetë për Lacion, pasi i priti penalltinë yllit argjentinas Dybalas në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Juventusit duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij. Veç penalltisë Strakosha kreu edhe një pritje të shkëlqyer në fillim të pjesës së dytë kur e privoi Higuain nga një gol i sigurtë.
Juventusi pësoi kështu humbjen e parë në kampionat të cilën ja shkaktoi portieri shqiptar i Lacios dhe i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha.
Në minutën e 94-rt, të fundit shtesë, arbitri pasi u përdor teknologjia “var” akordoi penallti për Juventusin.
Të gjithë ishin me zemër në dorë, tifozët bardhezinj dhe ato të kaltër, por në fund Strakosha u dha buzëqeshjen kryeqytetasve që kishin ndërmarrë udhëtimin drejt Torinos për të shijuar këtë fitore.
Kjo humbje është humbja e parë për Juven që vjen pas 57 ndeshjesh në “Allianz Stadium”.
Po çfar thotë Strakosha pas fitores:
Ai është modest si i ati Foti dhe thotë se fitorja i përket të gjithë grupit. Në një prononcim të shkurtër për “lazionews24”, Strakosha thotë se ka ndjekur këshillat e babait të tij Foto Strakoshës dhe këshillat e trajnerit të portierëve për t’u hedhur në krahun e djathtë pasi e sipas tij e kishin studiuar Dibalën.
Megjithatë Strakosha thotë se edhe fati ishte me të.
“Cfarë bëra unë? Nuk e bëra vetëm unë. E bëri skuadra, grupi, stafi, tifozët. Kjo ishte një fitore e grupit jo vetëm e njërit. Çfarë mendove para se të gjuhej penalltia? Mendova se barazimi nuk do të ishte i drejtë, sepse bëmë gjithçka mirë në fushë.
Zoti më ndihmoi. Si Grigioni (trajneri i portierëve) ashte edhe babai im, më këshilluan që të hidhesha në krahun e djathtë. E kishim studiuar Dibalën dhe dinim se ku do shkonim. Unë kam pritur një penallti më në fund. Na ndihmoi pak edhe fati.
Shikoni pritjen e shkëlqyer të penalltisë nga Strakosha në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=PpZBpKs4n8Q





