Studentja sulmon me bojë të kuqe ministren e Arsimit

KMA NEWS / Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë qëlluar me bojë të kuqe sot ministren e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti te Piramida ku po mbahej Samiti Ndërkomëbtar i Studentëve.

Nikolla ishte e ulur, teksa i afrohet një aktiviste që e ka sulmuar më bojë të kuqe.

Më pas Lëvizja për Universitetin ka reaguar në Facebook përmes një komunikate. Më poshtë reagimi.

Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla.

Rezistenca vazhdon!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!

studentja-rukoAktivistja që i hodhi bojë të kuqe apo salcë ministres se Arsimit, Lindita Nikolla, është shoqëruar në komisariatin Nr.1 në kryeqytet.

Ajo është Mirela Ruko, pjesë e Lëvizjes për Universitetin, e cila muaj më parë ndërmori një sulm ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit hynte në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Incidenti me ministren Nikolla ndodhi teksa ajo ishte ulur në radhën e parë në pritje të nisjes së Samitit Ndërkombëtar të Studentëve.

Miq dhe mbeshtetes se te njejtes kauze jane mbledhur para komisariatit te policise.

Kjo është hera e dytë që aktivistë të tillë sulmojnë anëtarë të qeverisë. Rasti i parë që goditja me vezë e kryeministrit Rama.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img