Sulm kibernetik prek aeroportet kryesore evropiane, mes tyre edhe Heathrow

GAZETA E LONDRES – Sulmi kibernetik prek aeroportet kryesore evropiane, mes tyre edhe Heathrow

Një sulm kibernetik ka goditur disa aeroporte evropiane, duke përfshirë Heathrow në Londër, Brukselin dhe Brandenburgun e Berlinit. Sulmi ka prekur sistemin elektronik të regjistrimit dhe bagazheve, i cili menaxhohet nga kompania Collins Aerospace, në pronësi të RTX.

Heathrow paralajmëroi për vonesa për shkak të një “problemi teknik” në softuerin Muse, që përdoret nga linja të ndryshme ajrore për regjistrimin e pasagjerëve dhe bagazheve. Ndërsa British Airways operoi normalisht falë një sistemi rezervë, shumë linja të tjera ajrore u prekën rëndë.

Në Bruksel, pasagjerët u detyruan të regjistroheshin manualisht, duke shkaktuar radhë të gjata dhe turma të mëdha. Autoritetet paralajmëruan për anulime dhe vonesa të shumta.

Aeroporti i Berlinit raportoi gjithashtu kohë më të gjata pritjeje për shkak të ndërprerjes.

Eurocontrol, organizata evropiane e sigurisë së aviacionit, kërkoi që linjat ajrore të anulonin gjysmën e fluturimeve midis orës 04:00 të së shtunës dhe 02:00 të së dielës. Deri në mesditën e së shtunës, sipas FlightAware, ishin regjistruar mbi 140 vonesa në Heathrow, më shumë se 100 në Bruksel dhe 62 në Berlin.

RTX njoftoi se po punon për zgjidhjen e problemit dhe theksoi se ndikimi kufizohet te regjistrimi elektronik dhe lënia e bagazheve, të cilat përkohësisht po menaxhohen manualisht.

Ky incident ngre sërish shqetësime për sigurinë dixhitale në aviacion. Vetëm shtatorin e kaluar, një përditësim i gabuar nga firma e sigurisë Crowdstrike shkaktoi një kolaps global të sistemeve IT, duke paralizuar fluturimet në SHBA dhe duke treguar sa e ndjeshme është industria ndaj sulmeve dhe defekteve teknologjike.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img