Sulm terrorist ne Londer, 9 te vrare e 48 te plagosur

KMA NEWS / Nente persona jane vrare dhe mbi 48 te tjere jane plagosur nga sulmi i mbremshem ne Londer mes te cileve u vrane nga policia edhe tre terroristet. Një furgon duke ecur me shpejtësi godet këmbësorët në Urën e Londrës të shtunën në mbrëmje dhe sipas dëshmitarëve, më pas personat në makinë kryejnë sulme me thika në lokalet aty pranë.

Autoritetet britanike thonë se sulmi ishte një akt terrorist.

Dëshmitarët përshkruajnë një skenë të rëndë në Urën e Londrës, ku furgoni me shpejtësi del nga rruga dhe hyn në trotuaret e këmbësorëve, duke lënë pas skena gjaku.

Më pas, persoat në furgon kryejnë sulme me thika në lokalet në lagjen “Borough Market”. Sipas autoriteteve 6 vetë humbën jetën dhe të paktën 48 janë plgosur nga sulmet.

Policia njofton se ka vrarë tre të dyshuar.

Sulmet shkaktuan panik në zemër të Londrës në një mbrëmje të bukur qershori.

Sulmi ndodhi në pjesën jugore të urës mbi lumin Tamis që bashkon qendrën e qytetit me lagjen “Borough Market”, në jug të Londrës, ku ndodhën sulmet me thika.

Shumë njerëz ishin dëshmitarë të asaj që ndodhi. Në lokalet në lagjen “Borough Market” dëshmitarët tregojnë se klientët i qëlluan me karrige dhe shishe personat që hynë brenda duke tundur thika gjuetie 25 cm të gjata.

Policia njoftoi se autorët e sulmit mbanin të veshur jelekë-bombë por që rezultuan të ishin fallco.

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan, i dënoi sulmet duke thënë se “ndonëse nuk dihen të gjitha hollësitë, ky ishte një akt i qëllimshëm dhe prej frikacakësh ndaj banorëve të pafajshëm dhe turistëve në Londër”.

“Unë i dënoj me fjalët më të rënda të mundshme. Nuk mund të ketë asnjë lloj justifikimi për akte të tilla barbare”, tha zoti Khan.

London Map

London Map

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët thanë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet britanike për ndjekjen e situatës.

Presidenti Donald Trump, është njoftuar për incidentet nga ekipi i këshilltarëve të sigurisë. “Çfarëdo që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë për të ndihmuar në Londër dhe Mbretërinë e Bashkuara, do të jemi aty. Ne jemi me ju. Zoti ju bekoftë” shkroi ai në rrjetin twitter.

Incidenti i të shtunës ndodh në më pak se një javë pas sulmit vetë-vrasës terrorist në Mançester, ku humbën 23 persona gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande. Këngëtarja, e cila u trondit nga sulmi, por që vetë nuk u dëmtua, ka në plan të rikthehet në Mançester të djelën për një koncert bamirësie për viktimat e sulmit dhe familjet e tyre.

IN PHOTOS: Van Hits Pedestrians on London Bridge

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img