KMA NEWS / Policia e Mynihut njofton për një numër të vrarësh në një qendër të madhe tregtare të qytetit, pas një incidenti me armë zjarri së cilës policia iu përgjigj duke mobilizuar oficerë të shumtë.
Policia gjermane njofton se në qendrën tregtare Olympia vazhdon një operacion i gjerë policor. Nuk ka hollësi se kush janë autorët përgjegjës për ngjarjen, por media gjermane njofton se bëhet fjalë për disa të vrarë dhe të tjerë të plagosur.’
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, sulmi filloi në një restorant të qendrës tregtare pak pas orës 18.00 sot pasdite. Policia tha se nuk ishte e qartë nëse bëhet fjalë për një apo më shumë persona të përfshirë në ngjarje.
Sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung”, bëhet fjalë për rreth 15 të vrarë, ndërsa kanali televiziv “German NTV” bën të ditur se numri i viktimave bënë fjalë për 10 persona të vrarë.
Policia thotë se janë duke u përballur me një situatë “të shtënash të tërbuara”. Raportime të tjera flasin se të shtëna janë dëgjuar edhe në sheshin “Karslplatz” në qendër të Mynihut, por këto nuk janë konfirmuar ende nga policia. Të gjithë drejtuesit e taksive janë këshilluar të shmangin zonën e sheshit “Karlsplatz”. Policia beson se agresorët janë “disa”, sipas asaj që raporton “Die Welt”.
Pak minuta pas një sulmi me armë në një qendër tregtare në Mynich të Gjermanisë, një tjetër sulm ka ndodhur këtë herë në një stacion metroje.
Ngjarja raportohet të jetë regjistruar në stacionin e metrosë së Marientplatz. Ende nuk dihet nëse nga të shtënat me armë ka të plagosur apo viktima, ndërkohë që stacioni është evakuuar.
Ky është rasti i dytë që ndodhë brënda javës në Gjermani.






