Sulmi mes Izraelit dhe Hamasit më vdekjeprurësi në pesë luftëra me 500 të vrarë

GAZETA E LONDRES – Sulmi mes Izraelit dhe Hamasit më vdekjeprurësi në pesë luftëra me 500 të vrarë. Tel Avivi: Eliminuam dy ushtarakë të lartë Hamasit

Ushtria izraelite tha se kishte vrarë dy liderë të lartë të Hamasit në sulmet në Rripin e Gazës.

Ata raportuan se i pari është Muhammad Awdallah komandanti i sistemit raketor anti-tank të Brigadës së qytetit të Gazës.

Ndërsa, i dyti është Akram Hijazi i Forcave Detare të Hamasit, përgjegjës për drejtimin e sulmeve terroriste ndaj Izraelit nga Gaza.

Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme, të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në Gaza.

Një shpërthim masiv në një spital të qytetit të Gazës, i mbushur me të plagosur dhe palestinezë të tjerë që kërkonin strehim vrau qindra njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi. Zyrtarët e grupit militant të Hamasit thanë se shpërthimi u shaktua nga një sulm ajror izraelit, ndërsa ushtria izraelite tha se spitali u godit nga një raketë e lëshuar nga militantët palestinezë.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se të paktën 500 njerëz janë vrarë në sulmin në spitalin al-Ahli al-Arabi.

Shpërthimi masiv ndodh ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bindin Izraelin që të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe përpara vizitës së planifikuar të Presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme.

Qindra palestinezë kanë gjetur strehë në al-Ahli dhe spitale të tjera në qytetin e Gazës në ditët e kaluara, në përpjekje për të shpëtuar nga bombardimet pasi Izraeli urdhëroi të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth që të evakuoheshin në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Hamasi e quajti sulmin e së martës ndaj spitalit “një masakër të tmerrshme”, duke thënë se ajo ishte shkaktuar nga një sulm izraelit.

Megjithatë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “terroristët” në Rripin e Gazës e kanë sulmuar spitalin, jo ushtria e Izraelit.

Forca Mbrojtëse e Izraelit tha se militantët palestinezë kishin lëshuar një breshëri raketash pranë spitalit në atë kohë. “Informacionet e zbulimit nga burime të shumta, që i kemi në duart tona tregojnë se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar të raketës”, thuhet në një deklaratë të Forcës Mbrojtëse të Izraelit.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se është i indinjuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës dhe ka udhëzuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare që të mbledhë informacione për atë që ka ndodhur.

“Jam i indinjuar dhe i trishtuar nga shpërthimi në spitalin Al-Ahli el-Arabi në Gazë, i cili shkaktoi viktima”, tha presidenti Biden përmes një deklarate të martën ndërsa po udhëtonte drejt Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin mbrojtjen e civilëve gjatë konfliktit dhe ne ndajmë dhimbjen me familjet e pacientëve, personelit mjekësor dhe personave të tjera të pafajshëm, të vrarë ose të plagosur në këtë tragjedi”, thuhet në deklaratën e Presidentit Biden.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi të martën dënoi përmes një deklarate “sulmin izraelit ndaj spitalit në Gazë”, të cilin e quajti “një shkelje të qartë të ligjeve ndërkombëtare”.

Sulmi u dënua nga perëndimi dhe bota arabe. Pas sulmit u zhvilluan protesta para ambasadave të Izraelit në Turqi, Jordani dhe pranë ambasadës amerikane në Liban.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img