KMA NEWS / Londër, sulm pranë parlamentit – Një makinë rrezon gardhin e Parlamentit
Në përvjetorin e parë të sulmeve që tronditën Brukselin, sot një episod tragjik është shënuar në Londër, duke trazuar jetën e britanikëve.
Një grua ka humbur jetën në Urën Westminster në qendër të Londrës gjatë incidentit tëcilin policia po e trajton si rast terrorist.
Një polic u qëllua me thikë afër ndërtesës së Parlamentit nga një sulmues, ndërsa ky i fundit u qëllua për vdekje nga policia.
Sulmuesi goditi disa këmbësorë pranë urës me makinë, duke plagosur disa persona e duke i shkaktuar vdekjen një gruaje, përpara se të sulmonte policin dhe të qëllonte me armë.
Një mjek në spitali “St Thomas”, tha se një numër njerëzish janë lënduar, disa prej të cilëve kanë lëndime “katastrofike”.
Gjatë incidentit, edhe kryeministrja Theresa May ndodhej në Parlament, por ajo është transportuar me një “Jaguar” në mënyrë të sigurt, bënëme dije BBC.
Deputetët thanë se kishin dëgjuar tre ose katër të shtëna armësh, ndërsa u dha porosi që stafi brenda Parlamentit të qëndronte në zyrat e tyre.
Mbyllet Westminister- Godina e parlamentit, rrugët dhe stacioni i metrosë në Westminister janë nën masa të rrepta të sigurisë nga policia
Nuk dihet ende saktë se çfarë ka ndodhur por dëshmitarët, fotot dhe pamjet tregojnë për persona të shtrirë në tokë në urën Westminister.
Dëshmitarët thanë se një makinë ka përplasur 5 kalimtarë përpara se të përplasej me gardhin jashtë parlamentit.
Ngjarja u shënua rreth orës 2.35 minuta kur u dëgjuan përplasje dhe të shtëna me armë.






