Sulmohet centrali bërthamor në Ukrainë, palët akuzojnë njëra-tjetrën

KMA NEWS – Sulmohet centrali bërthamor në Ukrainë, palët akuzojnë njëra-tjetrën

Luftimet mes forcave ukrainase dhe ruse nuk kanë të ndalur. Ndërkohë palët kanë akuzuar njëra-tjerën për bombardime në centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhias. Në raportin e përjavshëm ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ruse po grumbullohen në jug të Ukrainës, në pritje të një kundërofensive ose për kryerjen e një sulmi

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për bombardime në centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhias.

Predhat goditën një linjë të tensionit të lartë të centralit, gjë që shkaktoi ndaljen e punës së një reaktori. Fatmirësisht nuk pati rrjedhje radioaktive.

Centrali bërthamor u morr nën kontroll nga forcat ruse në fillim të muajit mars, por ai ende drejtohet nga teknikët ukrainas.

Kompania shtetërore për Energjinë Bërthamore e Ukrainës, Energoatom, fajësoi Rusinë për sulmin. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha gjithashtu se Moska ishte përgjegjëse duke e cilësuar ngjarjen një akt terrori.

Nga ana tjetër ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi forcat ukrainase për bombardimin e centralit, duke thënë se ishte vetëm çështje fati që nuk pati rrjedhje radioaktive.

Ndërkohë luftimet vazhdojnë në Ukrainë. Forcat vendase po përpiqen të forcojnë pozicionet e tyre rreth qytetit lindor të Slovianskut, në pritje të një ofensive ruse për të kapur pikën strategjike, qytetin e Donetskut.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se trupat ruse po grumbullohen në jug në pritje të kundërofensive të Ukrainës ose po përgatiten për një sulm të mundshëm.

Instituti amerikan për Studime të Luftës, tha se forcat ruse kryen sulme tokësore, por që dështuan, në zona të banuara në jug qytetit, Bakhmut. Ata gjithashtu kryen disa sulme të kufizuara tokësore në veri, veriperëndim dhe jugperëndim të qytetit Donetsk.

Megjithë luftimet, eksporti i dridhit vazhdon. Tre anije lanë portet me dalje në Detin e Zi, në drejtim të Turqisë për inspektim. Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se shpresojnë që brenda disa muajsh të rrisin dërgesat e grurit nga 1 në rreth 3.5 milionë tonë metrikë në muaj.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img