KMA NEWS / Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani takon sot kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilit do ti dorëzojë rekomandimet e qeverisë për politikat penale .
Edhe pse takimi është i përvitshëm, pritet që gjatë tij të preken edhe tema të tjera si reforma në drejtësi apo konflikti më i fundit me policinë për pajisjen e përgjimit të Policia e Shtetit.
Takimi zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Ministri Manjani kërkoi një strategji më eficente për hetime nga prokuroria.
“Prokurori duhet të jetë në vendngjarje. Nuk kemi ne institucion më profesional sesa prokuroria. Nxisim për një hetim të shpejtë për çdo insinuatë apo akuzë publike. Lufta kundër korrupsionit është prioritet, nuk duhet të keni frikë nga hetimet”,- tha Manjani.





