KMA NEWS – Taulant Balla njofton se Javën e ardhshme hapet konferenca ndërqeveritare e Shqipërisë me BE
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se më 19 ose 20 korrik mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. I pranishëm në e tryzën e Simpoziumit Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Në fjalën e tij, Balla tha se Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë mund të mbahet javën e ardhshme.
“Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës”, shkruan Balla.
Çelja e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë ka mbetur në dorën e Maqedonisë së Veriut që po diskuton për pranimin ose jo të propozimit francez. Tashmë Bullgaria e ka hequr veton dhe e ka pranuar propozimin e Emmanuel Macron. Propozimi pritet të kalojë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.
Ballës ngriti shqetësimin edhe për Kosovën. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE tha Balla.
Ndërsa nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.
Ndërsa Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë.





