Të armatosen!

KMA NEWS / “Ç’fitove me urrejtjen tende, o Sali? Asgjë. Tani je i kapur në kurthin e kohës. Koha është kurth për këdo që kryen një krim. A do bëhet Reforma në Drejtësi? Nuk e ndalon dot askush. As Rama s’e ndalon dot, por ky, në fakt, e ka zvarritur deri tani“…

Nga Spartak Ngjela

Isha në pazarin e Korçës sot, dhe pyeta: a po armatoseshin korçarët? Turp! Me thanë… Kërkohet destabilizimi i Shqipërisë sepse nuk i reziston dot Berisha kohës ndëshkuese. Por nuk po gjen përkrahje.

Pse ù fute dhe re në krim, O Sali? E sheh që urrejtja nuk të çon askund. Çfarë fitove personalisht dhe me familjen tende? Asgjë: vetëm burgimin dhe degradimin, dhe dorëzimin e gjësë së vjedhur. Janë të evidentuara të gjitha? Shqiptarët e vjedhur do kërkojnë revanshin e tyre moral për varfërinë që iu keni imponuar. Të vrarët gjithashtu.

Ç’fitove me urrejtjen tende, o Sali? Asgjë. Tani je i kapur në kurthin e kohës. Koha është kurth për këdo që kryen një krim. A do bëhet Reforma në Drejtësi? Nuk e ndalon dot askush. As Rama s’e ndalon dot, por ky, në fakt, e ka zvarritur deri tani.

Kurse koha mban në dorë kurthin për këdo. Duró kurthin e kohës Rama, nëse ke rënë në atë kurth, se nuk mund t’i shmangesh dot. Fute Reformën në Parlament, se askush nga të 140 deputetët nuk ka forcë morale të kundërshtojë një iniciativë amerikane në Shqipëri.

Ajo nuk është reformë; ky në fakt është akti i madh i dinjitetit të shqiptarit dhe hapja e perspektivës së tij. Fute Rama në Parlament Reformën, se konsensuset janë parlamentare dhe jo ekstra parlamentare. Mos bëni më “sikur”, se koha ka hapur kurthin e saj historik. Mos krijó edhe ti naivitetin e kosesnsusit jashtëparlamentar bllokues të Metës dhe Saliut!

Ata janë të kapur në kurthin e kohes, kanë abuzuar kundrejt shqiptarëve. Po Rama? Kjo është prova për të: nëse ai nuk e fut këto ditë Reformën në Drejtësi që të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, është kapur edhe ky ligsht nga kurthi i kohës. Këtu jemi… do presim dhe disa ditë për të parë raportin e Ramës me kurthin e kohës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img