NJOFTIM
Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “DRITA”
Njofton të gjithë anëtarët e tij por dhe dashamirës të artit e të letërsisë, në promovimin e parë të Revistës Letrare Kulturore, PELEGRIN.
Kjo revistë numëron 12 vjetë jetë me punën e palodhur dhe pasionante të themeluesit dhe drejtorit të saj, z. Nase Jani por dhe stafit të zgjedhur.
Promovimi do të zhvillohet ditën e djelë, më datë 10 Prill, në orën 18:00, në ambjentet e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, ku strehoet edhe Klubi DRITA, në adresën Kapodhistriu 38 & 3 Septemvriu, në katin e 4-t, Omonia.
Ju mirëpresim!





