Të gjithë kundër emigrantëve: Qeveri, opozitë dhe hipokrizia shqiptare

GAZETA E LONDRES – Të gjithë kundër emigrantëve: Qeveri, opozitë dhe hipokrizia shqiptare

Nga Kujtim VANI

Në Shqipëri, pushtetarët, qoftë në qeveri apo në opozitë, kanë vite që luajnë të njëjtën lojë të ndyrë me fatet e njerëzve. Politikanët e korruptuar, hajdutë e deri vrasës, shpëtojnë nga drejtësia falë një magjie të pistë ligjore që quhet “parashkrim”. Ka kaluar koha? Atëherë krimi fshihet. Drejtësia vdes. Dosjet mbyllen. Fajtorët qeshin.

Por për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, shumë prej të cilëve kanë 10–25 vjet që punojnë në ilegalitet, nuk ekziston asnjë parashkrim. Për ta nuk ka falje, nuk ka vlerësim, nuk ka marrëveshje. Ka vetëm injorim, hipokrizi dhe mashtrim politik.

Politika shqiptare, e gjitha njësoj: e paaftë, e pandershme dhe e pasinqertë

Kur vjen puna te emigrantët, dallimet mes Partisë Socialiste dhe opozitës zhduken. Bëhen një trup i vetëm, trupi i harresës kombëtare. Qeveria kujdeset vetëm për fasadën; opozita për t’u dukur se “kritikon”, por në realitet ka bërë zero për emigrantët në tri dekada rresht.

Nuk ka asnjë strategji. Asnjë presion diplomatik. Asnjë plan real për të zgjidhur situatën e atyre qindra mijëra shqiptarëve që mbajnë gjallë Shqipërinë me remitancat e tyre.

Vizita e Taulant Ballës në Londër: shumë fotografi, zero rezultate

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, vjen në Londër si “përfaqësues i shtetit”. Takon disa deputetë britanikë, bën disa foto, shtrëngon duar… por asnjë fjalë për mijëra shqiptarët që jetojnë këtu pa dokumenta.

Përkundrazi, ekspozon me krenari një takim me një biznesmen shqiptar me 365 punonjës, sikur të ishte thjesht një numër për tu mburrur, jo një realitet i përditshëm i njerëzve që punojnë e krijojnë ekonomi në një vend të huaj.

Shqiptarët në MB kanë kompani, biznese, kontribuojnë në ekonominë britanike më shumë sesa politikanët kontribuojnë në Shqipëri. Por as PS-ja, as PD-ja, as partitë e vogla nuk kanë ngritur asnjëherë zërin për legalizimin e tyre.

Marrëveshje për riatdhesim, por JO për ata që kontribuojnë

Shqipëria nënshkroi menjëherë marrëveshje për riatdhesimin e shqiptarëve që kërkuan azil. E bënë me ngut, me dëshirë, me vrull. Pse? Sepse kështu u shërben interesave politike.

Por pse nuk ka një marrëveshje për amnisti, për legalizim, për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë prej dekadash në MB? Pse nuk kërkohet të njihet kontributi i tyre? Pse nuk bëhet një presion i vërtetë diplomatik? Me sa duket, sepse emigrantët nuk janë prioritet. Janë thjesht çeqe që mbushin ekonominë shqiptare me qindra miliona euro çdo vit.

Opozita nuk është më pak fajtore

As opozita nuk shpëton. Kanë bërë të njëjtën gjë për 30 vjet. Flasin, bërtasin, akuzojnë në studio televizive, por kur vjen puna te emigrantët, zero. Nuk kanë kërkuar asnjë amendament serioz. Nuk kanë ushtruar asnjë presion real ndaj qeverisë. Nuk kanë propozuar asnjë pakt shtetëror për diasporën.

Politika shqiptare në tërësi është një turp kombëtar kur vjen puna te emigrantët.

Mesazhi i vërtetë për klasën politike: Nëse nuk i mbroni, mos i lëndoni më!

Emigrantët shqiptarë kanë mbajtur gjallë Shqipërinë. Kanë investuar. Kanë ndërtuar ekonomi. Kanë dërguar miliarda. Kanë bërë gjithçka që shteti nuk e bëri kurrë.

Dhe për këtë meritonin të paktën respekt, mbrojtje, dinjitet.

Nëse politika shqiptare nuk është në gjendje t’i mbrojë, atëherë të paktën:

Mos i mashtroni! Mos i përdorni! Mos i lini në harresë!

Mos i kujtoni vetëm para zgjedhjeve!

Merrni paratë që dërgojnë, por ndaloni së talluri me hallet e tyre.

Dhe mbyllni gojën, nëse nuk keni ndërmend të bëni as gjënë më të vogël për t’u kthyer dinjitetin atyre që i japin Shqipërisë më shumë se ç’ju jepni ju – të gjithë, pa përjashtim, pozitë dhe opozitë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img