Të vendosur Lu dhe Vlahutin: Na prisni, pa fjalë, nesër në mbledhjet e grupeve parlamentare !

KMA NEWS / Nuk tërhiqet dyshja Lu-Vlahutin.  Sidomos ambasadori amerikan, i cili jo vetëm si mision, por e ka marrë edhe si sfidë. Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin kanë rënë dakord me tre partitë kryesore politike që t’i zhvillojnë nesër takimet me grupet e tyre parlamentare. Takimet ishin parashikuar për të premten, por ato u shtynë pas një tërheqje të grupit të PS. Burime të besueshme bënë të ditur se ishte kryeministri Edi Rama ai që kishte kërkuar të enjten që mbledhja të shtyhej. Këtë e konfirmoi edhe ish kryeministri Berisha në parlament, ndërsa Rama tha se në PS ambasadorët e SHBA e BE do të vinin vetëm për të justifikuar mbledhjen me grupin e PD që nuk pranon të votojë reformën në drejtësi. Takimet ambasadorët Lu e Vlahutin do t’i nisin në Selinë e PS. Ata do t’i drejtohen grupit parlamentar socialist në orën 13.30 ku kanë parashikuar të qëndrojnë afro 1 orë.

Në orën 15.00 ata do të jetën në Selinë e PD ku kanë parashikuar të njëjtën kohë qëndrimi sa në grupin e PS.

Në orën 17.00 ata do të jenë në grupin parlamentar të LSI.

Lajmi i pranisë së ambasadorëve në grupet parlamentare të tre partive të mëdha nuk kaloi pa debate dhe reagim në opinionin publik. Reagoi ish-ministri i jashtem Paskal Milo i cili tha se ambasadori Lu po e kalon vijen e kuqe.

Deputeti Ben Blushi tha të enjten në parlament tha se ky është rezultat i pengimit të reformës në drejtësi nga klasa politike shqiptare. Ai e quajti praninë e ambasadorëve në këto mbledhje si tallje të ndërkombëtarëve me politikën shqiptare.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img