GAZETA E LONDRES – Paro Laçi: Berisha na urdhëroi për të vrarë ambasadoren e SHBA Marisa Lino
Një rrëfim tronditës që prek themelet e politikës shqiptare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Paro Laçi, ish-mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Berishës, flet hapur për urdhra të rrezikshëm që sipas tij kanë ardhur nga vetë ish-kryeministri. Në këtë intervistë ekskluzive, Laçi sjell dëshmi të forta, ku ndër të tjera rrëfen edhe momentin kur Berisha, sipas tij, ka dhënë urdhër për të eliminuar ish-ambasadoren amerikane Marisa Lino.
Mes akuzave të rënda për korrupsion, manipulim politik dhe krime të mbuluara ndër vite, Laçi risjell në vëmendje dosjen e bujshme “Partizani”, për të cilën Berisha u paraqit në SPAK këtë të hënë. Përse Berisha nuk ka reaguar kurrë publikisht për këto akuza? Cilat janë provat që Laçi pretendon se ka në dorë? Dhe pse sot ai paralajmëron se drejtësia do të vendosë peshën e saj ndaj ish-kryeministrit?
Intervista:
-Zoti Laçi, këtë të hënë ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK për sa i përket dosjes “Partizani”. Ju keni qenë një njeri i afërt me të. Për çfarë e akuzoni ju sot dhe pse Berisha nuk ka dalë kurrë t’i përgënjeshtrojë akuzat tuaja?
Po në radhë të parë është e vërtetë që unë dhashë konfirmimin pasi ju kishit kërkuar në vitin 2011, ku unë kisha bërë disa postime në “Facebook-un” tim dhe është e vërtetë që Saliu ka ngrënë bukën në shtëpinë time edhe siç i thonë, ka ngrënë bukën dhe ka prerë besën. Por dua të them një diçka. Sali Berisha tha shumë mirë ashtu që Berisha ka të drejtë të mashtrojë shqiptarët siç i ka mashtruar gjithmonë, siç ka bërë gjithmonë. Ka ditur të vrasë, ka ditur të qëndrojë në pushtet, ka ditur të manipulojë njerëz, ka ditur të përdorë njerëz. Aty po shfaqet tashmë monitori ku unë e kam denoncuar aferën Partizani qysh në 2011-n.
-Ju këtë aferë e keni denoncuar vërtetë qysh në vitin 2011 në faqet tuaja sociale, por a e keni denoncuar ju këtë aferë në vitin 2011 në organet përkatëse kur në pushtet ishte vetë zoti Berisha dhe çfarë reagimi keni marrë nga organet ligjzbatuese?
Unë e kam denoncuar dhe atëherë aferën korruptive të klubit sportiv “Partizani”, të akademisë, të hotelit Partizani, mënyrën se si Xhim Begeja me bandën e vet rrihnin gjoksin. E kam denoncuar dhe së fundmi, por unë e kam denoncuar në rrjetet sociale, por kam denoncuar dhe në prokurori ku na janë thyer zyrat, ku na janë vjedhur materialet, na janë marrë me polici, na janë marrë me forcën e pushtetit ku thoshin me të madhe, jo vetëm Paro Laçit, po thoshin dhe tifozëve: “Ne na ka thënë Sali Berisha, jemi njerëz të Sali Berishës,” e të tjera. Dhe unë e kam denoncuar dhe në prokurori së fundmi para disa vitesh edhe në SPAK, ku kam thënë edhe prokurorit, ku më ka thënë dhe njerëz të tjerë: “Po rrezikon për jetën sepse aty është vajza e Berishës, gabon që denoncon,” e të tjera.
Janë denoncimet e mia në SPAK së fundmi, janë dhe atëherë në Prokurorinë e Tiranës. Aty duket qartë që Facebook-u im në 2011-n, ku ato dosje para meje i ka denoncuar deputeti i PS-së Erjon Braçe, me gjithë respektin që ka bërë ai person, ku gjithë pushteti kundra e ngrinte me të madhe për aferën Partizani që po bëhej korrupsion, që po bëheshin ligjet me korrupsion, po çoheshin ligjet në Parlament me u votuar me forcë, me dhunë të kartonit e të gjitha me radhë. Përmendi dhe Taulant Balla, thjesht respekt si tifozët e Partizanit, siç ka respekt të gjithë tifozët e Partizanit për këta njerëz. Dhe Sali Berisha nuk ka bërë asnjë gjë veçse ka vrarë, ka dhënë urdhra për të vrarë, ka mashtruar. Tani thotë me të madhe që çdo njeri ka të drejtë të mashtrojë, jo ta kundërshtojë atë që akuzoj.
-Ju thoni që Berisha iu ka prerë në besë. E para, pse iu ka prerë në besë? Dhe e dyta, ju keni bërë akuza shumë të forta. Një ndër këto ka qenë urdhri që ju keni marrë nga Berisha për të ekzekutuar ish-ambasadoren amerikane Marisa Lino në ato vite. Ndërkohë Berisha nuk ka dalë kurrë ta përgënjeshtrojë një diçka të tillë siç edhe vetë e tha nga zyrat e SPAK. Pse nuk ndodhi një gjë e tillë?
Nuk ka dhënë urdhër që ta trembim. Ka dhënë urdhër për t’i qëlluar dhe për ta vrarë. Na është dhënë e mirëfilltë informacioni që kalon Marisalino me makinë. Marisalino, duke pasur informacion nuk e di nga Amerika, nga CIA, nuk e di, nuk ka udhëtuar atë natën. Ka kaluar makina e saj me gjithë shoferë dhe shoqërues që kanë qenë shqiptarë. Dhe ne i kemi qëlluar makinës. Kanë ardhur blindat e ambasadës amerikane dhe e kanë marrë makinën dhe Berisha vetë ka dhënë urdhër. E di, shumëkujt i tha që të shkojë te ambasada dhe të pyesim me njohësit e veta personale, a u vra. Ka dhënë urdhër dhe ne kemi zbatuar urdhrin e Sali Berishës. I kemi qëlluar. Nëse Berisha e kundërshton, të dalë ta kundërshtojë se del Amerika dhe e thotë të vërtetën sepse është një e vërtetë e pamohueshme kjo, që ne i kemi qëlluar për ta vrarë.
I kemi qëlluar fiks në pozicionin ku ajo ka qenë ulur mbrapa në fortesën e ambasadës. Dimë mirë që ishte ambasada amerikane që po kalonte dhe ai na dha urdhër t’i qëllonim dhe Marisa Lino ka ndaluar në Rogner me sa di unë. Dhe dalin njerëz të tjerë që kanë qenë shoqërues, shoferi. Të dal Amerika të thotë që po gënjej unë, do më denoncojë për shpifje.
-Nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë Berisha. Megjithatë…
Nuk e di nëse, nëse do të dalë ta përgënjeshtrojë një diçka të tillë, por më lejo që në këtë bisedë… Jo, Sali Berisha, më fal një minutë. Sali Berisha ka përmendur një diçka, ma ka përmendur vetëm njëherë emrin që Paro Laçi paguante atë gjeneralin. Unë te Partizani kam shkuar në fundin e vitit 2009. Janë datat kur kam marrë ekipin e Partizanit, janë datat kur kam bërë përpjekjen të shpëtoja kompleksin dhe gjeneral Qirjazin në atë periudhë e kishte kërcënuar Xhabir Berisha.
Unë s’i kam dhënë asnjë pesë lekë, betohem në Nënë. Nuk di ç’të them, çfarë të doni ju që nuk kam qenë unë në atë periudhë kur më thonë se Qirjazi e kundërshtonte siç mund të them që tjetri e firmosi, Ben Imami e firmosi. Dhe thotë, së paku ai gjeneral Gjumshi e firmosi, që janë kriminelë, me të vërtetë kriminelë, kanë copëtuar shpirtin e gjithë tifozëve të Partizanit. Ato mund ta merrnin një repart tjetër me mirëkuptim, ta kalonin Partizanin atë repart dhe ne firmosim, iknim me vullnet. Jo të na vidhnin pronat tona që ne kishim, jo të na vidhnin kompjuterat tanë, bazë materiale, kam denoncuar që m’i kanë thyer. Zyrat m’i kanë thyer, hotelin m’i kanë thyer. Duke i ruajtur policia, që i ka thyer gjithë natën.
Kush është prokuroria që s’i arreston? Ku është SPAK-u që s’i arreston? Kë ka frikë?
Që mos t’i arrestojë sepse ata kanë vrarë dhe kanë bërë shumë gjëra. Po ju deklaroj këtu: Sali Berisha do përfundojë si Çaushesku. Do vritet me një plumb, Berisha, me një plumb në ballë. Nuk mund të shkojë drejtësia dhe demokracia e shqiptarëve duke marrë nëpër këmbë. Berisha do të dalë një njeri, po s’pata mundësi unë të dalë një tjetër. Kam që të vrasë qen mes Tiranës, të arrestojnë sa më shpejt t’ia shpëtojnë jetën. Kupton se Berisha ka bërë krime pafund. Shqiptarët pas 100 vjetësh kanë marrë gjakun e tyre.





