Themelohet Forumi Rinor LIBRA: Takim i madh në Qytetin Studenti

KMA NEWS / LIBRA po ecën me ritme të shpejta,ku së fundmi ka filluar të krijoj edhe strukturat e reja brenda saj. Dje në Qytetin Studenti themeluesit e LIBRA Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi zhvilluan një takim të madh me të rinjtë, ku u themelua dhe Forumi Rinor i LIBRA-s, një organizatë e re politike e cila do të ketë në qendër të programit dhe aktivitetit të saj mbrojtjen e interesave të të rinjve.

Në fjalën e mbajtur në takimin me të rinjtë, Blushi vuri theksin te problemet që kanë sot të rinjtë dhe studentët në Shqipëri.

Mes te tjerave Ben Blushi tha se LIBRA është fuqia e rinisë dhe një nga pikat kryesore të programit të saj do jete fuqizimi i arsimit publik dhe punësimi i të rinjve.

Blushi prezantoi disa nisma të LIBRA të cilat synojnë tu vijnë në ndihmë të rinjve. “Çdo kompani që do të punësojë të rinj deri në 28 vjeç do tu kompensohen sigurimet shoqërore” premtoi Blushi në Qytetin Studenti, ku ai kthehej pas 26 vitesh si pjesëtar i Lëvizjes së Dhjetorit.

libra-studenti

Blushi tha se LIBRA do të jetë zëri i të rinjve dhe shqetësimeve të tyre. “Me të rinjtë Libra në Qytetin Studenti. Na kërkuan që LIBRA të luftojë për reduktimin e tarifave universitare. Do jetë një qëllim për ne .Sa shumë fëmijë të varfër humbin shkollat për shkak se familja nuk paguan dot. LIBRA do i nxjerrë familjet nga mjerimi me minimumin jetik dhe fëmijët do i çojë në shkolla pa taksën e arsimit!”,- shkruan Blushi në një postim në Facebook, pas përfundimit të takimit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img