THIRRJE TË RINJVE TË OPOZITËS NDRYSHIMI NUK VJEN NGA RRESHTIMI

GAZETA E LONDRES – THIRRJE TË RINJVE TË OPOZITËS NDRYSHIMI NUK VJEN NGA RRESHTIMI

Nga Av.Agron Gurabardhi

Tryeza e djeshme e Berishës me forcat opozitare që pamë nuk është një “bashkim” për të fituar, por një “rrethim” për të mbijetuar.

Të dashur djem dhe vajza që uleni në tryezat e “bashkimit” dhe e shihni veten rreth lidershipit tl PD ju shohim dhe sinqerisht na vjen keq. Dukeni djem e vajza të mirë, me energji dhe dëshirë për angazhim, por simpatia që ngjallni tretet sa herë rreshtoheni si dekor pas një modeli 34-vjeçar, që nuk ndryshon dhe që refuzon të hapë rrugën.

Mendoni pak për demokratët e thjeshtë, për ata që prej 12 vitesh presin një fitore, që përballen çdo ditë me presionin e pushtetit dhe që sakrifikojnë gjithçka për një PD vërtet fituese.

Kur ju shohin juve krah për krah me “parti-vula”, parti pa elektorat, pa identitet dhe pa kauzë, që shërbejnë vetëm si dekor për të krijuar idenë e një “koalicioni të madh”.

Për qytetarin e thjeshtë, këto fytyra nuk përfaqësojnë shpresën, por të shkuarën që nuk ikën, figura që publiku i merr për shaka, me figura si Selami Jenisheri, Gjuzi me shokë nuk janë forcë, por numëra, ju nuk u jepni shpresë, por u shtoni zhgënjimin.

Pyetja që çdo demokrat duhet të bëjë është, A mund të vijë ndryshimi nga i njëjti njeri që ka 34 vjet në majë të politikës?

Ndryshimi nuk është një fjalë që thuhet në podium, është një akt që bëhet duke hapur rrugën. Kjo tryezë tregon se nuk ka asnjë plan për rotacion real brenda opozitës, por vetëm një përpjekje për të mbajtur status-quonë.

Përpara se të kërkoni votën tonë, pyetni veten:

A po ndërtoni të ardhmen, apo po digjni veten për të mbrojtur hallin personal të një njeriu të vetëm?

Si mund të jeni ju “e reja”, kur rrethoheni nga “parti-vula” pa identitet dhe figura që publiku i sheh me ironi e humor?

Ku është dinjiteti juaj, kur pranoni të jeni “fasadë freskie” për një lidership që nuk lejon rotacion, nuk pranon mendim ndryshe dhe mban peng opozitën?

Ku është guximi juaj, kur nuk kërkoni llogari për strukturat “fake” dhe degët e mbyllura, por pranoni të buzëqeshni në foto për të treguar një “bashkim” që nuk ekziston?

Demokratët presin ndryshim real, jo riciklim të vjetërsisë.

Opozita ka nevojë për njerëz që kanë zërin e tyre, jo për papagaj që përsërisin të njëjtin avaz të vjetër.

Nëse doni të jeni liderët e nesërm, mos u bëni ushtarët e bindur të së djeshmës, mos e shisni integritetin tuaj për një vend në rreshtin e dytë të fotove, sepse baza e PD-së meriton një opozitë që i udhëheq drejt fitores, jo një teatër që i mban në opozitë të përjetshme.

Kjo thirrje nuk është kundër jush si individë, por kundër rolit që po ju imponohet.

Kam disa pyetje për ju të rinj.

1- A jeni ulur në atë tryezë për të sjellë ide të reja, apo thjesht për të plotësuar dekorin e fotove të Doktorit?

Nëse nesër mendimi juaj bie ndesh me atë të liderit, a keni guxim ta thoni, apo karriera juaj mbaron aty ku fillon fjala e tij?

2- Si ndiheni kur e shihni veten të rreshtuar në një krah me figura si Selami Jenisheri dhe të tjerë që opinioni publik i sheh si personazhe humori?

A besoni vërtet se ky “koalicion i vula-ve” është alternativa që do të rrëzojë Edi Ramën, apo thjesht po bëheni pjesë e një teatri që e mban Ramën në pushtet?”

3- Ju flisni për “Shqipërinë e të ardhmes”, por jeni rreshtuar pas një modeli që ka 34 vjet që nuk ndryshon.

Si mund të jeni ju “e reja”, kur i vetmi funksion që keni është të mbroni të vjetrën nga llogaridhënia dhe drejtësia?

4- Nëse doni të ndryshoni Shqipërinë, pse nuk nisni duke ndryshuar partinë tuaj?

Pse pranoni që strukturat të jenë “fake” dhe kryesitë të mbushen me miq e shokë, ndërsa ata që kanë fituar votat e demokratëve lihen jashtë?

5- A e kuptoni që çdo buzëqeshje e juaja në krah të lidershipit të PD nuk po ju rrit juve, por po harxhon simpatinë dhe kredibilitetin që kishit si të rinj?

A ia vlen të digjni veten për të mbajtur në jetë një kauzë që nuk është e juaja, por e një njeriu të vetëm?

Këto nuk janë pyetje retorike, janë pasqyra që tregojnë nëse je pjesë e ndryshimit apo e dekorit.

Kur një i ri i PD-së del në Gjirokastër, Tiranë apo në rrjete sociale dhe kërkon votën, një demokrat duhet t’i thotë:

“Të dua si djalë apo si vajzë të mirë, por nuk të votoj dot si ushtar të një kauze që na mban peng prej vitesh. Na trego që je i pavarur, pastaj kërko besimin tonë.

Çfarë t’u themi njerëzve?

Mesazhi për demokratët e sinqertë duhet të jetë ky, “Opozita nuk mund të jetë një teatër me të njëjtët aktorë dhe me të njëjtën regji. Nëse duam të rrëzojmë Edi Ramën, nuk mund ta bëjmë me një model që i ngjan atij (autokraci dhe besnikëri rreth liderit).

Ndryshimi nuk pritet nga lart, por kërkohet nga poshtë. Një opozitë që mblidhet rreth “hallevet personale” të liderit dhe jo rreth “shpresës së qytetarëve”, është e destinuar të mbetet përjetë në opozitë.

Ndryshimi nuk është fjalë podiumi, është akt kuraje, kush premton ndryshim, duhet ta tregojë atë duke ndryshuar veten i pari.

Zgjohuni, para se të bëheni pjesë e dështimit të radhës!

Gjenevë dt.10.01.2026

 

Hidhi një sy

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img