KMA NEWS/ Tirana është gëdhirë mëngjesin e sotëm nënë panikun e shkaktuar nga lëkundja e dy tërmeteve rradhazi. Në ora 07.20 minuta ra termeti i parë me magnitudë 3,4 duke u pasuar brenda pak sekondash nga një lëkundje ende më e fortë në ora 7,21 me magnitudë 5,1 ballë.
Termeti është ndjerë në Kavajë, Durrës, Elbasan, Laç, Bulqizë, Burrel, Krujë. Lëkundjet u ndjenë edhe në Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër, dhe në zonën kufitare me Kosovën. Epiqendra e tërmetit ishte 34 km në lindje të Tiranës dhe 14 km në jug të Bulqizës.
Nuk raportohet ende për momentin në lidhje me dëmtimet e shkaktuara.




