Tjetër sulm terrorist nga ISIS, 12 të vrarë në Tunizi

KMA NEWS/ Të paktën 12 njerëz u vranë në kryeqytetin e Tunizisë të martën nga shpërthimi që goditi një autobus, i cili transportonte pjestarë të trupave elitë të gardës presidenciale të vendit.

Shpërthimi ndodhi në një rrugë në qendër të Tunisit.

Burimet presidenciale dhe të sigurisë thanë se bëhej fjalë për një sulm, por nuk ishte e qartë nëse ishte një bombë apo një eksploziv i vendosur në autobus.

Shpërthimi vjen 10 ditë pasi autoritetet rritën nivelin e sigurisë në kryeqytet.

Këtë muaj, autoritetet tuniziane njoftuan shkatërrimin e një celule që sipas tyre kishin planifikuar sulme ndaj stacioneve policore dhe hoteleve në qytetin bregdetar Sousse, rreth 150 kilometra në juglindje të Tunisit.

Industria e turizmit në Tunizi është goditur rëndë këtë vit nga sulmet ekstremiste. Nga zjarri i hapur në një hotel luksoz në Sousse qershorin e kaluar u vranë 38 njerëz, kryesisht turistë, ndërsa në muajin mars një sulm i ekstremistëve islamikë në muzeun famshëm Bardo të Tunizisë pranë kryeqytetit u vranë 22 vetë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img