Topalli, Patozi dhe Bode drejt krijimit të partisë së re

KMA NEWS / Një lëvizje e re politike duket se po shpërthen në radhët e Partisë Demokratike. Ka qenë ish numri i dy i PD, ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli që ka lë[shuar shkëndijën e parë duke njoftuar për një formacion të ri politik brenda PD-së, pasuar më pas nga Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, dy prej themeluesve të Lëvizjes për Ringritjen e PD-së, të cilët kanë nisur një komunikim të ri me bazën e djathtë. Takimin e tyre të parë ata e kanë mbajtur në Juglindje të vendit, Korçë, Pogradec e Devoll, zona ku Bode ka marrë disa herë mandatin e deputetit. Në një status në faqen e tij në Facebook pas këtyre takimeve Patozi shkruan se Lulzim Basha nuk mund të pritet më, pasi ai e hodhi poshtë platformën politike që iu propozua. Ndaj është e domosdoshme nisja e një aksioni të ri politik që do t’i kthejë të djathtës shpresën dhe besimin.

STATUSI I PATOZIT:

NUK KEMI Ç’I PRESIM MË LULZIM BASHËS

(Pas takimeve me demokratët e Korçës, Pogradecit dhe Devollit)

Fati i Partisë Demokratike dhe e ardhmja e opozitës në përgjithësi, në kushtet e një qeverisje të korruptuar dhe arrogante, ishin në qendër të takimeve me përfaqësues të spikatur në vite të demokratëve të Korçës, Pogradecit dhe Devollit gjatë kësaj fundjave. Ky tur shënon nisjen e një komunikimi të ri të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, pasi platforma politike e paraqitur disa muaj më parë prej saj nuk u vlerësua te merrej në konsideratë nga kryetari Lulzim Basha dhe lidershipi i tij.

Në takimet, ku mora pjesë së bashku me zotin Ridvan Bode dhe firmëtarë të tjerë të plaformës politike, kam ngelur i impresionuar nga kthjelltësia dhe motimi i shumë prej figurave me kontribute të veçanta në vite të atyre degëve të Partisë Demokratike. Ka një bindje të konsoliduar tek të gjithë që Partia Demokratike po humbet dita ditës terren për shkak te drejtimit te gabuar dhe nuk ka asnjë sinjal pozitiv që ky trend rrënues do të ndalet.

Sipas tyre, nuk po bëhet as përpjekja minimale për ta bashkuar partinë, dhe ky është një fenomen, që fillon në Tiranë dhe mbaron në fshatin më të largët të Shqipërisë. Nga ana tjetër Partia Demokratike gjendet në një krizë të fortë përfaqësimi dhe idesh, e cila shprehet në të gjithë performancën negative të saj, sidomos në vitin e fundit. Në këto rrethana, e vetmja rrugë është aktivizimi i të gjitha kapaciteteve të Partisë Demokratike, në funksion të një reformimi të thellë të saj.

Në të gjitha takimet u theksua nevoja që Lëvizja për Ringritjen e PD nuk ka më asnjë arsye pse të presë “zgjimin” e Lulzim Bashës dhe se demokratët në gjithë vendin duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre. Sipas tyre, zoti Basha, sa nga dashakeqësia aq edhe nga paaftësia, nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap për ta ndryshuar gjendjen, ndaj është e domosdoshme nisja e një aksioni të ri politik që do t’i kthejë të djathtës shpresën dhe besimin.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img