Trump dhe rrugëtimi i pazakontë drejt Shtëpisë së Bardhë

KMA NEWS / Donald Trump përgatitet të fillojë sfidën 4 vjeçare në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, pas betimit si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Ne do të flasim tani për rrugëtimin e pazakontë që e çoi zotin Trump drejt presidencës.

Rruga e pazakontë e Donald Trumpit drejt Shtëpisë së Bardhë filloi me një njoftim të bujshëm në hotelin e tij luksoz të Nju Jorkut në qershor 2016. Ai shpalli se kishte vendosur të kandidonte për president.

“Kam vënë zyrtarisht kandidaturën për President të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë vendin tonë përsëri madhështor,” deklaroi zoti Trump.

Biznesmeni, i cili kurrë nuk ka patur poste publike, do të ketë rastin ta bëjë këtë pas 20 janarit, si president i 45-të i vendit.

I lindur në Kuins të Nju Jorkut, Donald Trump u rrit në një familje të pasur. I ati Fred merrej me biznesin e pasurive të patundshme dhe pati ndikim të hershëm tek i biri.

“I ati ishte shumë autoritar, shumë kërkues dhe i rreptë. Dhe, sigurisht, Donaldi i trashëgoi këto tipare,” thotë psikologu Bart Rossi.

Trumpi ri kërkoi sukses në botën e rrezikshme të patundshmërive në Manhattan.

Karriera e tij u dallua nga sukseset e bujshme. Ai ngriti kullën e famshme Trump; me mjaft talent e ktheu emrin e tij në simbol dhe i përdori me zgjuarsi mediat, gjë që më vonë do ta ndihmonte në fushatë.

“Të bësh biznes në New York, duhet të jesh shumë i fortë, dhe i motivuar. Ai i mishëron mjaft tiparet e një biznesmeni të Nju Jorkut,” thotë avokati Edward Mermelstein.

Por nuk munguan dështimet; kazinotë që falimentuan, rënia e tregut të patundshmërive që e goditi rëndë, akuzat për mashtrim ndaj Universitetit Trump…

Në fushatë ai mundi 16 kundërshtarët republikanë për emërimin e partisë me një mesazh që pasqyronte shqetësimet e votuesve.

“Ai shfrytëzoi frikën e votuesve, që kishte zënë vend mes tyre prej një kohe të gjatë,”thotë Michael Kranish, bashkautor i librit “Trump Revealed.”

Mati gjithashtu pulsin, për të parë se sa larg mund të shkonte me komentet për meksikanët:

“Ata po sjellin drogën dhe krimin. Ata janë përdhunues,” deklaroi ai.

Po ashtu për myslimanët:

“Plani katastrofik i Hillari Klintonit për emigracionin do të sjellë shumë më tepër emigrantë radikalë islamikë në vend, duke kërcënuar jo vetëm shoqërinë por krejt mënyrën tonë të jetesës.”

Që nga fitorja në zgjedhje, zoti Trump i ka zbutur komentet, por duhet pritur deri sa ai të ndërmarrë veprimet e para si president për të gjykuar mbi ndikimin që do të kenë fjalët e tij te shoqëria amerikane dhe te vendi i Amerikës në botë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img