Trump emrohet zyrtarisht si kandidat i republikanve për postin e presidentit të Amerikës

KMA NEWS / Donald Trump u konfirmua të maretën në darkë zyrtarisht kandidati për president i Partisë Republikane në SHBA.

Ai mbajti një fjalim nga Kulla Trump e Nju Jorkut, drejtuar me satelit Kuvendit Republikan në Klivlend të Ohajos, duke thënë se fitorja prej tij e emërimit të partisë është diçka që ai nuk do ta harrojë kurrë.

Pas një votimi dhe numërimi të votave në Kuvendin Kombëtar Republikan, Donald Trump fitoi me lehtësi mbështetjen e delegatëve duke siguruar 1,237 votat e nevojshëme.

Emërimi zyrtar erdhi në ditën e dytë të Kuvendit, i cili filloi me protestën e një pjese të delegatëve dhe me përpjekjet për të ndryshuar rregullat e Kuvendit.

Rrugëtimi politik i Trump nisi 13 muaj më parë, ku gjatë kësaj periudhe, biznesmeni miliarder arriti të mundë 16 rivalët republikan. Përpjekja e Trump për synimin e postit të lartë të presidentit u shoqërua shpesh me polemika brenda Partisë Republikane.

Djali i tij më i madh njoftoi mbrëmë mbështetjen e Nju Jorkut, gjatë një numërimi zë për zë të votave në Kuvend dhe kjo i siguroi Donald Trump shumicën e duhur për t’u bërë kandidati që do të përballet më 8 nëntor me kandidaten demokrate Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë.

“Urime baba. Ne të duam,” tha djali i tij Donald Trump Jr., duke shpallur votën e Nju Jorkut.

Rivalja demokrate e kandidatit Trump, Hillary Clinton, reagoi menjëherë në Twitter. Ajo shkroi: “Donald Trump sapo është bërë i emëruari i Partisë Republikane. Ndihmoni tani që ai kurrë të mos hyjë në Shtëpinë e Bardhë”.

Zoti Trump fitoi gjithsej 1,725 delegatë, i ndjekur nga senatori Ted Cruz i Teksasit me 475 vota. Guvernatori i Ohajos John Kasich mori 120 vota, ndërsa senatori i Floridës, Marco Rubio 114.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img