GAZETA E LONDRES – Udhëheqësi i të majtës në Francë: Macron të njohë humbjen, e të na jape mandatin qeverisës
Fronti i majtë ka fituar zgjedhjet në Francë duke prishur të gjitha parashikmet.
Lideri socialist Olivier Faure duke folur pas fitores, tha se Franca i tha jo ekstermizmit të Djethtë.
“Franca i ka thënë jo dhënies së pushtetit Mitingut Kombëtar të së djathtës ekstreme”. “Kjo është një fitore për Frontin e Ri Popullor (NFP)” – aleanca midis forcave të krahut të majtë.
Ai tha se NPF do të jetë blloku më i madh në parlament dhe duhet të lejohet të formojë një qeveri.
Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të Francës, ishte i pari që foli për mediat pas exit polleve. “Fronti i Ri Popullor është gati të qeverisë”, “Ne kemi marrë një rezultat, që mjaft e konsideronin të pamundur.
Kreu i LFI-së, Jean-Luc Mélenchon e tha këtë menjëherë pas vlerësimeve të para të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative, të cilat e panë të majtën me një avantazh të qartë. “Është një lehtësim i madh për një pjesë të madhe të vendit,” vijoi ai. ” Tani duhet respektuar rreptësisht vullneti i popullit. Asnjë marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme. Humbja e Presidentit të Republikës dhe koalicionit të tij është konfirmuar qartë. Presidenti duhet të bëjë hap prapa dhe të pranojë humbjen e tij.” “Presidenti duhet t’i kërkojë Frontit të Ri Popullor të qeverisë. Populli votoi sipas ndërgjegjes së tij”, theksoi ai.
Marine Le Pen dhe Jordan Bardella, dy figurat e mëdha të Rally Kombëtare, shpresonin për një fitore dramatike dhe historike.
Parashikimet që sapo kan dalë nga transmetuesit e mëdhenj francezë sugjerojnë se shpresat e tyre janë shkatërruar.
Të gjithë tregojnë se Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë, i bashkuar me ngut pasi Presidenti Macron thirri këto zgjedhje, mund të ketë fituar në të vërtetë garën.
Fitorja e të majtës radikale France Unbowed dhe aleatët e tyre të Gjelbërit, Socialistët dhe Komunistët , ka sjell një dëmtim të madh në pritshmëritë e së djathtës ekstreme.





