Ukrainë: Forcat ruse sulmojnë me raketa një stacion treni duke vrarë mbi 30 persona

SHQIPTARI NEWS – Ukrainë: Forcat ruse sulmojnë me raketa një stacion treni duke vrarë mbi 30 persona

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se të paktën 30 civilë u vranë nga një goditje me raketë në një stacion treni të mbushur me njerëz në Ukrainën lindore, që ishte një pikë evakuimi për civilët që po iknin nga lufta.

Presidenti Zelenskiy tha se mijëra njerëz ishin në stacionin e trenit kur goditi raketa.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohoi se kishte vënë në shënjestër stacionin e trenit në Kramatorsk, një qytet në rajonin lindor të Donetskut, por Zelenskiy fajësoi Rusinë për humbjen e jetëve.

“Rusët çnjerëzorë nuk po i ndryshojnë metodat e tyre. Pa pasur forcën apo guximin për t’u përballur me ne në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullsinë civile”, tha presidenti në rrjetet sociale.

“Kjo është një e keqe pa kufi. Dhe nëse nuk dënohet, atëherë nuk do të ndalet kurrë.”

Guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha më pas se 39 persona u vranë dhe 87 u plagosën.

Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin të premten duke i quajtur pamjet nga stacioni i trenit “të tmerrshme dhe të trishtueshme”.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën kundër agresionit rus, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield në një intervistë për CNN-in.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se rreth 4,000 civilë ndodheshin brenda dhe përreth stacionit, shumica prej tyre gra dhe fëmijë që po u përgjigjeshin thirrjeve për t’u larguar nga zona përpara se të mbërrinin forcat ruse.

“Njerëzit thjesht po largoheshin për evakuim,” tha prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova gjatë një vizite në Buça, ku gazetarët dhe banorët e kthyer pas largimit të forcave ruse gjetën trupa të vdekurish në rrugë dhe në varreza masive.

Zonja Venediktova foli ndërsa punëtorët nxirrnin kufomat nga një varr masiv pranë një kishe.

Asnjë nga të vdekurit nuk ishte rus, tha ajo. Prokuroria e përgjithshme po i heton vdekjet si krime të mundshme lufte.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img