Vazhdon protesta madhështore e studentve: Qeveria fut në mes të tyre spiunë

KMA NEWS / Vazhdon protesta madhështore e studentve: Qeveria fut në mes të tyre spiunë

Vijon protesta masive e studentëve në ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit, ndërsa siç kishim paralajmruar më parë është synuar të përçahen protestuesit.

Disa persona që dyshohet se i përkasin forumeve rinore të partive politike, janë përpjekur që të krijojnë tension në radhët e studentëve, duke marrë megafonat.

Po ashtu ka pasur një mëdyshje nëse protesta duhej të zhvendosej drejt kryeministrisë, po deri tani studentët vijojnë të qëndrojnë te Ministria e Arsimit.

Ndërkaq mësohet se një prej organizatorëve të protestës e kanë telefonuar duke i thënë se do të arrestohet. Ai shprehet para studentëve në protestën që vijon se nuk ka frikë dhe se studentët nuk kanë frikë dhe se s’do të tërhiqen nga asgjë.

Po ashtu në radhët e protestuesve mësohet se ka pasur dhe policë të infiltruar nga ana e autoriteve shqiptare.

Ashtu siç kishte lajmëruar në rrjetet sociale, ish-zv/ministri i Arsimit për vetëm dy javë Taulant Muka, i cili mori atë post pasi denoncoi se doktoratura e zv.ministrit Ervin Demo është plagjiaturë, i është bashkuar protestës së studentëve.

Por studentët duket se nuk e kanë përkrahur mbështetjen e tij dhe sipas burimeve për faxweb.al kanë kërkuar që Muka të largohet nga protesta. Ndërkohë ai është riktheyer për të marrë mikrofonin për të folur, por brohorimat e studentëve kanë qenë vazhdimisht “Jo politikë! Jo politikë!” “Politika jashtë!”.

Muka është argumentuar duke thënë se nuk përfaqësoj politikën. Ai ka kërkuar që të bëhet Vetting në arsim, pasi thotë se mes pedagogëve ka kriminelë.

Theksojmë se një nga thirrjet që është bërë gjerësisht në protestën e sotme është mbajtja larg e forumeve politike.

Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale të tyre dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.

‘’Jo politikë, jo politikë”, janë koret e përdorura në masë nga ana e studentëve që janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

“Do të kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe më pas do të hyjmë në grevë urie”, është shprehur nnë nga studentët e Fakultetit Juridik.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img