Vëllai i Presidentit Obama, deklaron se do të votoj për Trumpin

KMA NEWS / Ai mund të jetë vëllai nga babai i presidentit të Shteteve të Bashkuara, por Malik Obama thotë se në nëntor, ai do të votojë për Donald Trumpin.

Vëllai i Presidentit Barack Obama i tha gazetës The New York Post se atij i pëlqente kandidati republikan “sepse flet nga zemra” dhe se parulla e tij për t’i rikthyer madhështinë Amerikës, është shumë e gjetur. Malik Obama po ashtu kritikoi disa nga vendimet e vëllait të tij dhe ish Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, veçanërisht përpjekjet për të rrëzuar udhëheqësin e Libisë, Moammar Gadhafi në vitin 2011.

Ende mendoj se largimi i Gadhafit nuk i përmirësoi gjërat, tha ai. “Vëllai im dhe sekretarja e shtetit më zhgënjyen në këtë aspekt.” Zonja Clinton do të marrë emërimin e partisë gjatë kuvendit në Filadelfia ndësa Presidenti Obama pritet të mbajë një fjalim në mbështetje të saj.

Në një intervistë tketër me agjencinë e lajmeve Reuters, Malik Obama tha se qëndrimi i zotit Trump kundër ardhjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara ishte i kuptueshëm, madje edhe për myslimanë si vetë ai.

“Jam mysliman, por nuk mund të kemi individë që vrasin njerëz në emër të fesë Islame”, tha ai. Presidenti Obama ka shtatë vëllezër dhe motra nga nëna dhe babai i tij. Malik, që është tre vjet më i madh se presidenti, është djali i Barack Obamës së vjetër me gruan e tij të parë.

Vëllai nga babai i presidentit jeton aktualisht në Kenia por është i regjistruar të votojë në shtetin e Merilandit, ku ka jetuar për disa vite. Ai ka thënë se do të vijë në nëntor për të votuar në zgjedhjet presidenciale.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img