KMA NEWS / Një ndër aktivistët më të shquar të emigracionit, z. ILIAZ BOBAJ pranohet Anëtar i Akademisë së Shkencave të Edukimit TIRANË.
Këto ditë, shkrimtari, poeti, perkthyesi i shquar dhe aktivisti i Komunitetit Shqiptar në Greqi z.Iliaz Bobaj u pranua Anëtar i Akademisë së Shkencave të Edukimit-Tiranë, duke marrë titullin e lartë shkencor të AKADEMIKUT.
Kjo ështe nje arritje e madhe për z.Bobaj dhe një vlerësim plotësisht i merituar, per kontributin e tij të shquar në fushën e letrave shqipe, brenda dhe jashtë vendit. Kjo arritje është një gëzim i madh jo vetëm për zotin Bobaj, por për gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në shtetin Helen. Si kontribues i madh në çështjen e emigracionit Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë të Patras e ka nderuar më parë z.Bobaj me titullin ”Kryetar Nderi” të saj. Shoqata ndihet krenare për këtë arritje të suksesshme të tij dhe i përcjellë përzemërsisht ashtu si edhe shoqatat e tjera, bashkë me Federatën e Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe mbarë emigrantët që e njohin veprimtarinë e çmuar të zotit Iliaz Bobaj urimin:
“Ta gezoni titullin e larte te AKADEMIKUT z. Bobaj !
Paçi suksëse dhe vetëm suksëse në rrugën e bukur të krijimtarisë suaj cilesore” !
Vlersimi dhe arritja e suksesit, nderim për ju , nderim për gjithë emigracionin.
Ndihemi krenarë!










