Veton Surroi: kur shteti është përgjegjës për vdekjet

KMA NEWS / Në Kosovë janë ndezur gjakrat pas vdekjes së Astrit Deharit (foto), i cili dje i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit.

Astrit Dehari aktivist i Vetëvendosjes ishte arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe kishte qëndruar në paraburgim në burgun e Prizrenit për 68 ditë. Lidhur me kete tragjedi ka reaguar edhe publicisti i njohur Veton Surroi:

Vdekja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit tërheq dy përgjegjësi.

Një është shtetërore. I riu 26 vjeçar vdiq ndërsa ishte nën përkujdesjen e institucioneve të shtetit, në burgun e Prizrenit. Kohë më parë në burgun e Prizrenit, me bekimin e pushtetit , një i arrestuar kishte rregulluar qelinë e vet sipas shijes vetjake, në mënyrë që aty të jetonte dhe zhvillonte biznes.

Shteti në burgjet e të cilit një i burgosur ndërton apartament ndërsa tjetri gjen vdekjen nuk mund të quhet as shtet i sundimit të ligjit e as shtet demokratik. Elitat politike në pushtet mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë.

Përgjegjësia e dytë është politike.

Astrit Dehari u fut dhe u mbajt në burg sepse kishte bindje të ndryshme politike prej pushtetit. Ai dhe qindra e mija qytetarë të Kosovës u ngritën për ta mbrojtur Kushtetutën e Kosovës në momentin kur pushteti me Marrëveshjet e Brukselit pranoi që disa prej shtyllave kryesore të kësaj Kushtetute të dëmtoheshin në formë të pariparueshme.

Pushteti kishte mundësi , me vite të tëra, të përpiqej që të ndërtonte një konsensus politik, një konsensus në të cilin do ta gjenin veten edhe Astrit Dehari dhe qindra e mija qytetarë të Kosovës që ishin kundër Marrëveshjes së Brukselit. Në vend të konsensusit pushteti përdori arrogancën e shpërfilljes dhe forcën e policisë së shtetit.

Pushteti tash do të vlerësohet sipas hapave që do të ndërmerr për të treguar se është i gatshëm ta trajtojë përgjegjësinë vetjake, shtetërore dhe politike.
Kjo nuk do t’ia kthejë jetën Astrit Deharit. Por do t’i ndihmojë këtij vendi që të mos kthehet tek gogoli që po na përcjell se konflikti politik medoemos duhet të përfundojë në tragjedinë e humbjes së jetës së njeriut.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img