GAZETA E LONDRES – VIDEO/ Nxirret i gjallë pas 44 orësh 2-vjeçari nën rrënoja/ Numri i viktimave mbi 8700
Dy-vjeçari Muhammed,i cili ndodhej nën rrënoja në Hatay, u shpëtua pas më shumë se 44 orësh..
Qindra ekipe shpëtimi dhe mijëra vullnetarë po punojnë për të dhënë lajme të mira pas dy tërmeteve që goditën Turqinë.
Shefi i Grupit Kartal të Brigadës së Zjarrfikësve të Stambollit shpëtoi foshnjën 2-vjeçare Muhammed 44 orë më vonë nga rrënojat në distriktin Hatay Defne.
Anëtarët e ekipit të shpëtimit i dhanë ujë vogëlushit të etur me kapaun e shishes. Dy vjeçari i cili u shpëtua nga rrënojat i është dorëzuar ekipeve mjekësore.
Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 8700 persona. Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Konkretisht numri i viktimave ka arritur në 8,764 persona, nga të cilët 2,530 në veri të Sirisë. Ndërsa dhjetëra mijëra persona kanë mbetur të plagosur në Turqi dhe Siri.
Por llogaritja nuk është aspak përfundimtare, sepse në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të magnitudës 7.9 ballë të tërmetit. Pas tërmetit që zgjati më shumë se dy minuta, Turqia është goditur edhe nga tërmete të tjera të fuqishme.
Në Turqi, rreth 3,000 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Iskenderun dhe Adiyaman. Në Siri, vendet arkeologjike janë dëmtuar dhe në veçanti mbetjet e Aleppos, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s që nga viti 2018.





