Vrasja e Marnikollajt, flet Avokatja Konstantopoulou: Nuk ju dha ndihma as nga mjekët

KMA NEWS / Avokatja greke Maria Konstantopoulou tha për KMA News, se po ti ishte dhënë ndihma e shpejtë nga mjekët viktima Marnikollaj do të kishte mbijetuar. Por është e pakuptueshme se si ai është lënë për 5 orë në mëshirën e fatit.

Shoku i tij që ndoqi ngjarjen hap pas hapi, thotë se parodia e ngjarjes të çon se vdekja e tij erdhi si shkak i ushtrimit të dhunës barbare nga policia. Ekspertiza Mjeko-Ligjore do të vendos pikat mbi “I”. Misteri duhet zbuluar!

Ngjarja e rëndë e ndodhur më 3 Gusht në Reajonin e Policisë Agjio Lavro në Ana Patisia, të Athinës, ku humbi jetën i riu shqiptar nga Lezha, Pllumb Marnikollaj, ka tronditur jo veç të afërmit e miqt e tij, por mbarë komunitetin shqiptarë në Greqi e gjetkë.

Viktima kishte një vendim gjykate detyrim paraqitje në polici dhe ai si zakonisht ishte paraqitur për të firmosur në polici duke respektuar ligjin dhe vendimin e gjykatës, me mendimin të rikthehej sërisht në shtëpinë e tij, por ka ndodhur krejt ndryshe, Marnikollaj u paraqit për mos tu kthyer më kurr.

Pasi ka humbur kontaktet telefonike me shokun e tij, ky i fundit është shqetësuar dhe është vënë në kërkim të shokut, Kanë qënë shokët e viktimës që i janë drejtuar avokates greke Maria Konstantopoulou për ndihmë e cila menjëhere ka shkuar në Rajonin e Policisë Agio Lavro në lagjen Ano Patisia të Athinës, ku është informuar se i riu shqiptarë nga Lezha kishte ndrruar jetë dhe ndodhej në morgun e një spitali aty afër. Avokatja ka gjetur vendodhjen e viktimës dhe ka bërë identifikimin permes njerëzve të afëtrt të 28 vjeçarit.

Avokatja Konstantopoulou në një bisedë telefonike për KMA News, rrëfen se ishte tronditur shumë kur kishte parë viktimën në murgun e Spitalit, nuk më ka ndodhur ndonjë here në jetë të shohë një viktim të tillë, kaq trishtuese, thotë avokatja duke fajsuar veç policies edhe shërbimin e spitalit. Avokatja foli edhe për versionin e policies.

Ajo tha se, “në polici më informuan se viktima kishte detyrim paraqitje, por dyshohej për një veprër tjerër penale dhe po përgatitej arrestimi.

Ky ka qenë edhe shkaku, sipas policisë që e ka frikësuar duke e detyruar viktimën të hidhej nga kati i tretë Viktima ka qëndruar për rreth dy orë në rajonin e Policisë në Ana Patisia para se të hidhej nga dritarja, (sipas policisë) dhe menjëher pas ngjarjes është dërguar në Spital nga policia, ku ka qëndruar për rreth 5 orë, pa asnjë njeri afër dhe pa asnjë të afërm të tij, thotë avokatja, duke shprehur habinë se si ka mundësi që nuk i është dhënë ndihma e shpejtë nga personeli mjekësorë, sepadyshim që do ti kishte shpëtuar vdekjes.

Avokatja tha se autoritetet e policies më thanë se kanë njoftuar ditën e dytë të ngjarjes Ambasadën Shqiptare, ndërkohë që me të afërmit e tij nuk mundën që të lidheshin pasi nuk kishin kontakte.

Por një nga shokët e të ndjerit me inicialet F. H. deklaron se viktima kishte telefonin celular me vete, ku kishte të gjithë numrat e kontaktit të familjarve të tij dhe shokëve, nga ku policia e kishte shumë të lehtë për të komunikuar me njerzit e Pëllumbit.

Por ai thotë se diçka e rëndësishme fshihet në këtë rast, pasi edhe oficeri i policisë që kontaktuam me të cilin kishte kontaktin e fundit Pëllumbi, na tha se po punoja në kompiutër dhe kur i komunikova se kishte urdhër arresti për të, ai u hodh nga dritarja. Kur e pyetëm oficerin për vendin e ngjarjes nuk pranoi të na tregonte vendin se ngaku u hodh shoku ynë, dhe mbi të gjitha në polici nuk na treguan as se ku ndodhej viktima, nuk e dimë na thanë, thotë shoku i Pëllumbit.

“Pas shumë këmëngulesh arritëm dhe e gjetëm në morgun e Varrezave të Agio Anargjirios, por sa e pash viktimën konstatova se ai kishte shenja goditje, njërin sy e kishte të nxirë dhe shenja të tjera në trup, ku dyshoj plotësishtë se mbi të ishte ushtruar dhunë barbare”. rrëfen miku i tij.

“Edhe në spital ku kërkuam, personeli ishte shumë i ndrojtur dhe nuk flisnin asnjë fjalë dhe nuk jepnin asnjë detaj më të vogël, bile falë këmënguljes tonë dhe ndërhyrjes së avokates me vështërsi arritëm që ta zbulonim vendndodhjen e të ndjerit Pëllumb, se për pak do ta kishin varrosur dhe do të humbeshin gjurmët”.

Shoku i tij shtron edhe pyetjen se, “si ka mundësi të varroset një njeri pa identitet, pa u kryer autopsia nga përfaqësuesi mjeko-ligjorë dhe në një kohë shumë të shkurtër”?

Gjithësesi çështja mbetet për tu zbuluar, por dyshimet të çojnë në një akt çnjerëzorë të ngjashëm me atë të Karelit.

Në lidhje me pretendimin e policisë se ka njoftuar ditën e dytë Ambasadën Shqiptare për ngjarjen, ne u kontaktuam me përfaqësuesit e ambasadës, të cilët e mohojnë një gjë të tillë dhe siç edhe e verifikuam janë vënë me të gjitha energjitë dhe mënyrat në lëvizje për zbardhjen e të vërtetës për këtë ngjarje të rëndë misterioze.

Avokatja Maria Konstantopoulou tha se, pas vdekjes së të riut në rrethana të pazakonshme hetimet e ngjarjes i kanë kaluar policies së Kypselit e cila po merret me zbardhjen e çeshtjes.

Avokatja ndodhet me pushime dhe do të kthehet në fundin e javës, ku pritet të jap edhe një Intervistë për Televizionin News 24 dhe Kma News, ku priten të dalin në dritë detaje të tjera të rëndësishme.

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën në rrethana të dyshimta 28 vjeçari nga Lezha Pëllumb Marnikollaj, po ndiqet me përparësi nga autoritetet e Ambasadës Shqiptare në Athinë, të cilët thonë se jemi të vendosur dhe do ti shkojmë çështjes deri në fund, për zbardhjen e të vërtetës dhe do të kërkojmë me këmëngulje nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë dhe ndëshkimin e tyre.

Ndërkohë po hartohet edhe një Notë Verbale nga Ambasada Shqiptare për Qeverinë Greke.

Dyshohet se ngjarja ka gjasa të ngjajë me rastin Kareli, që i riu të jetë keqtrajtuar nga punonjësit e policisë.

Raportet zyrtare mbi ngjarjen do të dalin në ditët e ardhëshme pasi deri të martën institucionet greke janë pushim. Por e çuditëshme dhe që bie në sy është se edhe mediat greke në këtë rast po tregohen memece, po heshtin!

Gjithësesi ngjarja do të zbardhet shumë shpejt dhe e vërteta do të dali në dritën e diellit, por i ndjeri nuk do të kthehet më! Të hënën në orën 11:00 ai përcillet me nderime për në banesën e fundit.

Shikoni video dëshmin e mikut të ndjerit Pëllumb Marnikollaj

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img