Vritet në Siri shqiptari që kërcënonte me “ditë të zeza” (Video)

KMA NEWS / Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi është vrarë gjatë luftimeve në Siri e Irak. Luftëtari i ISIS-it, që paralajmëronte ditë të zeza nuk jeton më dhe familja e tij në Gjilan ka hapur dyert e zisë.

Ridvan Haqifi, nga Kosova, pjesëtar i grupit militant Shteti Islamik, thuhet të jetë vrarë në Siri. Autoritetet në Kosovë nuk deshën të komentojnë njoftimin, por burime brenda institucioneve të sigurisë i thanë Zërit të Amerikës se ai është vrarë diku në Siri, por nuk dihet as koha dhe as vendi i saktë.

Ridvan Haqifi, ish imam në qytetin e Gjilanit, kishte shkuar në Siri pak kohë pas fillimit të kryengritjes së atjeshme kundër presidentit Bashar Al-assad. Ai i ishte bashkuar grupit militant Shteti Islamik dhe në vitin 2014 ishte shfaqur si udhëheqës i shqiptarëve në atë grup, duke zëvendësuar Lavdrim Muhaxhirin nga qyteti i Kaçanikut në Kosovë, i cili u bë i njohur në korrik të vitit 2014 pasi postoi në Facebook fotografi grafike të veprimeve të tij.

Ridvan Haqifi që mbante nofkën e luftës Abu Muqatil (Al Kosovi), u paraqit në një video propagandistike të grupit militant ISIS, në qershor të vitit 2015, duke paralajmëruar sulme edhe në Kosovë. “ Do të vijmë dhe do të ju trishtojmë edhe në ëndrrat tuaja”, thoshte ai në videon e shpërndarë nga ISIS-i.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Rreth 120 syresh janë kthyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur.

Mbi 40 veta janë dënuar deri tani për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Shifrat e përafërta zyrtare flasin se në Lindjen e mesme edhe më tej ndodhen 140 veta nga Kosova nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img