KMA NEWS / Fushata elektorale i bën politikanët të premtojnë gjëra të pamundura ose të hedhin deklarata të çuditshme deri në ekstrem. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe kreut të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziut. Ky i fundit shfaqet në një ndër takimet elektorale të PD-së në Kamëz dhe nga aty ka lëshuar një deklaratë vërtetë shokuese sa edhe vet Qazim Mulleti do ta kishte zili.
Xhelal Mziu është shprehur se “Kush ka vendosur flamujt e PS-së dhe të LSI-së në çatitë e shtëpive le ta heqë brenda ditës së sotme, pasi nesër do t’i prishim edhe shtëpinë edhe tokën”.
Deklaratë kjo e Mziut jo vetëm larg një fushate normale demokratike, por një deklaratë që mund të quhet fare mirë si kërcënim për ata që nuk votojnë një parti të caktuar, në këtë rast PD. Nevoja për të marrë sa më shumë vota duket se po justifikon çdo gjë që thuhet, sado absurde dhe e rrezikshme të jetë ajo.
Pak ditë më parë ishte Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i cili tha se nëse policia nuk kapa zagarët që rrahin anëtarët e LSI-së, ai do të armatoste popullin. Dalja e çdo partie vetëm në zgjedhje, pa koalicione ka hapur një luftë të ethshme, ku marrja e votave dhe e pushtetit ëshët kthyer në qëllimin e vetëm të partive. A kane te drejt dibranet e mencurise ta mohojne Xhelal Mziyn, per marresine e tij dhe ti thone jo Partise Demokratike?





