Zbardhet rrëfimi i biznesmenit në prokurori: I dorëzova Shullazit 400 mijë euro me dorën time

KMA NEWS / Ylvi Beqja biznesmeni që ka dëshmuar kundër Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, përveç 550 mijë eurove të paguara kesh është detyruar që t’i falë Shullazit edhe 30 % të ish-hotel Vollgës.

Palët kanë rënë dakord që pasi prona të kalonte në emër të “Saudi Brothers”, Shullazi do të merrte 20% të pronës.

Por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se më pas Shullazi ka ndryshuar mendim, duke i kërkuar Beqajt 10 % më shumë nën kanosje dhe kërcënim.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se biznesmeni nën kërcënimin e armës është detyruar që ta nënshkruajë kontratën përpara noterit, duke i dhuruar në shenjë mirënjohje 30 % të ish-hotel Vollgës.

Gjithashtu në dosje sqarohet se përveç 5 të arrestuarve deri tani, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela janë në hetim dhe disa persona të tjerë.

Ylvi Beqja ka thënë para hetuesve se përveç të arrestuarve në momentet kur është kërcënuar kanë qenë dhe pjesëtarë të tjerë të grupit. Biznesmeni thotë në dëshmi se i ka paguar gjoba Shullazit rreth 550 mijë euro.

400 mijë prej tyre i ka tërhequr vetë duke ua dorëzuar po vetë kërcënuesve. Ndërsa pjesën tjetër e ka lëshuar me 3 çeqe, të marra nga Qyqja dhe Zela. /tvklan/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img