Zbardhet takimi Meta-Lu, çfarë u diskutua mes tyre

KMA NEWS / Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta

Në një prononcim për mediat, drejtori i Kabinetit të Presidentit, Arben Cici, është shprehur se takimi ka konfirmuar klimën miqësore në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Donald Lu me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.
Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim.”-është shprehur Cici.

Takimi mes Lu dhe Metës u zhvillua pasi në media dolën pjesë nga një letër e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ku Llalla shprehej se Lu i kishte kërkuar arrestimin e asokohe, kreut të Kuvendit, Ilir Meta, sot President i vendit./Fax News/

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img