Zbulohet çfarë “i tradhëtoi” grabitësit e parave në Rinas

KMA NEWS / Makina me të cilën u larguan nga vendi ku dogjën furistradatat që përdorën në grabitjen e Qafë Kasharit, ishte pikënisja, që çoi në idendifikimin e grabitësve të 3.2 milionë dollarëve, të enjten e kaluar. Për të humbur gjurmët, autorët ikën me një makine tip Voklsëagen Golf.

Burime të rezervuara nga grupi hetimor bëjnë me dijë për Televizionin Klan se automjeti është parë nga disa dëshmitarë okularë dhe është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve. Sapo ka lënë rrugën e fshatit Berxull, makina me autorët është futur në autostradë, ku dhe është fiksuar nga kamerat.

Me këtë mjet, grabitësit transportuan edhe 8 thasët me 3.2 milionë dollarë, që grabitën nga kasafortat e makinave të blinduara.

Gjatë kësaj kohe, makina u shkëmbye dhe me një patrullë të policisë, e cila njoftoi sallen operative, për shkak se ajo lëvizte me shumë shpejtësi.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë është parë që makina ka ndjekur autostradën deri në Vorë. Më tej, ajo nuk shfaqet në kamerat e bizneseve, përgjatë autostradës.

Mjeti dyshohet të jetë i vjedhur. Ekspertët e Policisë Shkencore përpunuan pamjet filmike, të cilat çuan në arrestimin e 4 personave deri tani.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img