KMA NEWS / Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së, Arta Marku thirrje prokurorve të marrin pjesë në votim
Prokurorja e Përgjithshme, Arta MArku, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Me anë të një mesazhi drejtuar prokurorëve, Prokurorja e Përgjithshme shprehet: “Neser eshte nje dite e rendesishme, eshte dita kur ne, me pjesemarrjen tone, me voten tone, do zgjedhim anetaret prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise . Eshte dita ku ne do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj. Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet e institucionit te pare te ri të drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye.”
Të dy Këshillat, përbëhen nga 11 anëtarë, nga të cilët 5 vijnë nga jashtë sistemit, ndërsa 6 anëtarët e tjetër përzgjidhen sipas ndarjes në shkallë të gjykatave dhe prokurorive: 3 nga ato të Shkallës së Parë, 2 nga Apeli, ku të paktën njëri duhet të jetë nga organet që veprojnë në rrethe, dhe 1 nga Prokuroria e Përgjithshme në rastin e KLP-ës dhe 1 nga Gjykata e Lartë në rastin e KLGJ-ës.
Kanditatët për në KLP , për 3 vendet nga prokuroritë e Shkallës së Parë janë 5: Dritan Prençi – Prokuroria Kukës; Vat Staka -Prokuroria Shkodër; Antoneta Sevdari – Prokuroria Tiranë; Gentian Osmani – Prokurori e Krimeve të Rënda dhe Besnik Muci– Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nga këta Dritan Prenci, është i vetmi nga jashtë Tiranës e pritet të kalojë automatikisht. Të tjerët do t’i nënshtrohen votimit për dy poste.
Për dy vende nga Prokuroritë e Apelit janë vetëm dy kandidatë, Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës e dhe Bujar Sheshi, nga Apeli i Krimeve të Rënda. Dy kandidaturat e tjera, Besa Nikëhasani nga Apeli i Shkodrës dhe Luan Kaloci nga Apeli i Tiranës, u rrëzuan.
Ndërsa për një vend nga Prokuroria e Përgjithshme janë kualifikuar dy prokurorë që kanë kaluar testin: Anila Leka dhe Kostaq Beluri.
Ngritja e KLGJ-ës dhe KLP-ës pritet të rikthejë normalitetin në sistemin e Drejtësisë, ndërsa i hap rrugë dhe formimit të Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, organe të cilat do të jenë të fokusuara te lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Mesazhi i plotë:
Te nderuar kolege!
Neser eshte nje dite e rendesishme, eshte dita kur ne, me pjesemarrjen tone, me voten tone, do zgjedhim anetaret prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise . Eshte dita ku ne do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj. Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye.
Do i hapim rruge krijimit te SPAK-ut, zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat.
Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij.
Prandaj, ju ftoj te gjitheve, te merrni pjese ne mbledhje, jo vetem si nje detyrim ligjor, por si shenje e pergjegjesise se larte. Prandaj ju ftoj te gjitheve te merrni pjese dhe te votojme nen mbikeqyrjen e partnereve te huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar te gjitheve se ne duam dhe ne mundemi.
Kam besim tek ju!





