Zgjedhjet brenda PD-së do të mbahen më 23 nëntor – 2 dhjetor

KMA NEWS / Zgjedhjet brenda PD-së do të mbahen më 23 nëntor – 2 dhjetor

Partia Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar, ku ka folur për zhvillimin e zgjedhjeve në parti.

Pas mbledhjes së grupit, janë zbuluar datat kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarët e degëve nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor.

“Në mbështetje të nenit 34 dhe 36 të Statutit të Partisë Demokratike, me qëllim organizimin dhe mbajtjen e Kuvendeve të Degëve të Partise Demokratike si dhe konstituimin e Kryesive të Degëve,
URDHËROJ: Organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Degëve të Partisë Demokratike, gjatë periudhës 23 nëntor deri në 2 dhjetor 2018”, thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Kujtojmë se Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD-së ku është diskutuar për disa çështje të rëndësishme. Pika e parë që është diskutuar lidhet me qëndrimin që do të mbajë PD ndaj seancës të së enjtes në Kuvend ku do të diskutohet për buxhetin.

Pika e dytë e diskutimit lidhet me mbështetjen në çdo kohë të protestës së banoreve tek Unaza e Re.

Pika e tretë ishte përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë. Basha kërkoi që procesi i zgedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme. Kjo i paraprin mbledhjes së kuvendit kombëtar me 15 dhjetor. Menjëherë me pas do të nisë ngritja e shtabeve elektorale. “Ne duhet të diktojme axhenden politike te vendit, siç kemi bërë deri tani’. Ka thënë Basha.

Pika e katërt ishte informim për misionin e venezias. Opinioni i venezias pritet pas dy javësh.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img