Zgjedhjet lokale në Kosovë! Jan zgjedhur 17 kryetar komunash dhe 21 në balotazh

SHQIPTARI NEWS-Deri në këto momente janë 5 kandidatë për kryetar që rifituan sërish mandatin për të udhëhequr 5 komuna

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, këta kandidatë janë Gazmend Muhaxheri në Pejë, Agim Aliu në Ferizaj, Bali Muharremaj në Suharekë, Imri Ahmeti në Lipjan dhe Bashkim Ramosaj në Deçan.

Tashmë numërimi i votave në zgjedhjet lokale në Kosovë po shkon drejt fundit ku në total janë numëruar 98,9 % e votave, 5 janë kryetarët e komunave që janë rizgjedhur për të drejtuar komunat përkatëse në Kosovë.

 Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, këta kandidatë janë Gazmend Muhaxheri në Pejë, Agim Aliu në Ferizaj, Bali Muharremaj në Suharekë, Imri Ahmeti në Lipjan dhe Bashkim Ramosaj në Deçan.

Nga shifrat e publikuara shihet se këta kandidatë kanë marrë besimin e qytetarëve pasi kanë fituar bindshëm ndaj kundërshtarëve të tyre. Gazmend Muhaxheri i LDK-së, në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur të fitojë 60,5% të votave nga 98,4% sa janë numëruar. Kandidati i PDK-së për qytetin e Ferizajt, Agim Aliu. Aliu ka marrë 62,5% të votave nga 98,6% sa janë numëruar. Një mandat të dytë drejtues do ta ketë edhe Bali Muharremaj nga AAK. Nga 100% e votave të numëruara, Muharremaj ka marrë 52.28% të votave.

Qytetarët në Lipjan vendosën që kryetari i tyre edhe për një mandat të jetë kandidati i LDK-së, Imri Ahmeti. Nga 95.1% të votave të numëruara, ai mori 56.4% të tyre. Situata e ngjashëme rrodhi edhe në Komunën e Deçanit. Bashkim Ramosaj fitoi edhe një mandat të dytë nga besimi i votës së qytetarëve. Me 65.1% të votave, Ramosaj përmbylli garën e tij në këtë komunë.

Ndërkohë me rezultat final kanë përfunduar dhe nëntë komuna me shumicë serbe, të cilat i ka fituar Lista Serbe, ndërsa e vetmja komunë me shumicë serbe ku do të ketë balotazh është Kllokoti.

Kush dhe ku fitoi?

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img