Zgjedhjet në Dibër: Deri më tani Muharrem Rama fitues me 56% të votave

KMA NEWS / Kur janë numëruar 44 Qendra Votimi nga 118 gjithësej, kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama është në avantazh ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu me një diferencë prej 1556 vota

Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7373 vota, ndërsa Sherefedin Shehu i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet  5817 vota. E përkthyer në përqindje, deri tani Muharrem Rama ka marrë 55.90%, kundrejt 44.10 të rivalit demokrat Sherefedin Shehu.

E para që përfundoi procesin e numërimit ishte qendra e Selishtës, ku gjithësej kishin votuar 796 votues. Muharrem Rama ka marrë 423 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 373 vota

Procesi i votimit përfundoi rreth orës 19:00 dhe vetëm pas mesnatës filloi procesi i numërimit.

Pjesëmarrja në votime ishte 60%. Ndërsa kampet politike të të dyja forcave pas mbylljes së procesit të votimit u shprehën entuziaste për fitoren e kandidatit të tyre.

Gjate nates është ndërprerë procesi i numërimit dhe pritet të fillojë në orën 10:00, kur duhet të numërohen edhe 74 kutitë e tjera.

Ja rezultatet e disa fshatrave ku janë numëruar kutitë e votimit si, Luzni, Selishtë, Maqellarë, Melan.

Ora 4,25 Numrohen 6 nga 19QV në Peshkopi, Muharrem Rama ka marrë 1423

dhe Sherefedin Shehu 967 vota. Diferenca 465 vota

ORA 02:47 Numërohen votat e Maqellarës, në avantazh Muharrem Rama. PD humbi bastionin e dikurshëm Maqellarën.

Janë numëruar kutitë e zonës së Maqellarës, ku në avantazh rezultoi Muharrem Rama.

ORA 00:30 Numërohen votat e Selishtës, ku Muharrem Rama ka marrë 423 vota, kurse Sherefedin Shehu 373 vota

ORA 00:25 Numërohen votat e Hoteshitit, ku Muharrem Rama ka marrë 166 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 68 vota.

ORA 00:10 Numërohet kutia e Luznit. Sipas rezultateve, 826 vota janë për Muharrem Ramën, 411 vota për Sherefedin Shehun dhe 32 vota të pavlefs

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img