Zhduket avioni me 66 vetë në bord, në lindje të Mesdheut

KMA NEWS / Një avion i kompanisë Egypt Air, në bordin e të cilit ndodheshin 56 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit u zhduk mbi Mesdhe. Avioni ishte nisur nga Parisi me destinacion Kajron. Ai u zhduk nga radarët, pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, sot herët në mëngjes. Në faqen zyrtare te Egyptair në Twitter shkruhet se pasagjerët që udhëtonin në aviopn ishin 15 francezë, 30 egjiptianë, 1 anglez, 1 belg, 2 iraken, 1 kuvajtian, 1 saudit, 1 sudanez, 1 nga Çadi, 1 portuguez, 1 algjerian dhe 1 kanadez.

Autoritetet kanë filluar një operacion të gjërë të kërkimit për zbulimin e ngjarjes dhe  avionit.

Identifikohet vendnodhja e avionit

Ekipet e kërkimit në Mesdhe kanë identifikuar vendndodhjen e mbetjeve të avionit të kompanisë Egyptair që udhëtonte nga Parisi drejt Kajros. Ministri egjiptian i aviacionit tha se rrëzimi i avionit ka më shumë gjasa të jetë shkaktuar nga një sulm terrorist se sa nga një difekt teknik.

Ministri Sherif Fathy komentoi mbi rrëzimin dhe mbi një operacion kërkimi në Mesdhe për avionin, ku ndodheshin 66 njerëz.

Presidenti francez, François Hollande u tha gazetarëve në Paris se asnjë hipotezë nuk përjashtohet.

Sipas njoftimeve të para nga Greqia, disa mbeturina të avionit mund të jenë diktuar nga ajri.

Ndërkohë, të afërmit e personave që ndodheshin në bord u mblodhën në aeroport, në pritje të lajmeve për njerëzit e tyre.

Kompania Egyptair tha se e kishte humbur kontaktin me avionin Airbus rreth orës 02:30 të mëngjesit, kur ai ishte në një lartësi prej rreth 11.300 metra dhe vetëm 16 kilometra brenda hapësirës ajrore egjiptiane.

Ministri grek i mbrojtjes Panos Kamennos tha se avioni bëri kthesa të papritura dhe një rënie të shpejtë para zhdukjes nga radari. Zyrtarët grekë thanë se kërkimet po zhvillohen në det, rreth 130 milje detare në juglindje të ishullit Karpathos.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Marc Ayrault tha se Franca do të kontribuojë në kërkime me avionë dhe me anije dhe se po mbahen kontakte të afërta me autoritetet egjiptiane.

“Jemi në dispozicion të familjeve, kjo është përparësia jonë… prandaj dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet egjiptiane”, – tha ai në një konferencë shtypi në Paris.

Ministrat e Jashtëm francez dhe egjiptian shkëmbyen ngushëllime lidhur me incidentin.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img