Zv/Kryetarja e Kuvendit takon misionarët e gjuhës shqipe në Londër

GAZETA E LONDRES – Zv/Kryetarja e Kuvendit takon misionarët e gjuhës shqipe në Londër

Nga Kujtim Vani

Në zemër të diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, një rol të pazëvendësueshëm luajnë mësuesit e gjuhës shqipe – misionarë të vërtetë të dijes dhe identitetit kombëtar. Me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe shpesh mbi baza tërësisht vullnetare, ata mbajnë gjallë gjuhën amtare, kulturën dhe traditat shqiptare tek brezat e rinj që rriten larg atdheut. Përmes sakrificës së tyre, duke lënë mënjanë kohën personale dhe familjare, këta arsimtarë ndërtojnë ura të forta lidhjeje mes fëmijëve dhe rrënjëve të tyre, duke siguruar që gjuha shqipe të mos zbehet, por të trashëgohet me dinjitet dhe krenari.
Në këtë frymë përkushtimi dhe respekti për dijen, u zhvillua edhe takimi me Zëvendëskryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Klodjana Spahiu, e cila me thjeshtësinë, kulturën dhe paraqitjen e saj dinjitoze la një përshtypje shumë pozitive tek të pranishmit, duke reflektuar profilin e një politikaneje të lartë me standarde bashkëkohore, të krahasueshme me ato të një zyrtareje të lartë britanike. Pikërisht ky mision fisnik dhe jetik për identitetin kombëtar ishte në qendër të këtij takimi të zhvilluar në Londër, ku në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, në ambientet e Shoqatës së Mësuesve “Ardhmëria”, u zhvillua një takim i rëndësishëm me pjesëmarrjen e Zëvendëskryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Klodjana Spahiu. Ky takim mori një vlerë të veçantë jo vetëm për nga niveli i përfaqësimit institucional, por edhe për rëndësinë e misionit që mbart komuniteti i mësuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar: ruajtjen dhe transmetimin e gjuhës dhe identitetit kombëtar tek brezat e rinj.

Znj. Spahiu u prit nga drejtues dhe përfaqësues të Shoqatës “Ardhmëria”, si dhe nga mësues të përkushtuar që kontribuojnë në mënyrë vullnetare në mësimdhënien plotësuese të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Angli.

Drejtori i Lidhjes, z. Lutfi Vata, i cili prej më shumë se 20 vitesh drejton me përkushtim Shoqatën “Ardhmëria” dhe rrjetin e shkollave shqipe në Londër dhe më gjerë, prezantoi përpara zyrtares së lartë arritjet dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësuesve. Ai theksoi se këta arsimtarë, përmes punës së tyre vullnetare, po mbajnë gjallë gjuhën amtare dhe po forcojnë lidhjen e brezave të rinj me kulturën dhe identitetin shqiptar.

Krahas sukseseve, z. Vata ngriti edhe sfidat e shumta me të cilat përballen mësuesit në realizimin e këtij misioni të rëndësishëm kombëtar. Ai vuri në dukje vështirësitë në sigurimin e ambienteve për zhvillimin e mësimit, mungesën e mbështetjes së qëndrueshme institucionale, si dhe nevojën për njohjen zyrtare të punës dhe përvojës së mësimdhënësve.

Në fjalën e saj, znj. Spahiu shprehu mirënjohje të thellë për mësuesit, të cilët i cilësoi si “misionarë të dijes dhe identitetit kombëtar”. Ajo paraqiti një përmbledhje të masave dhe politikave që shteti shqiptar ka ndërmarrë dhe planifikon të ndërmarrë për të mbështetur mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë. Gjithashtu, informoi të pranishmit mbi nismat për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e mbështetjes institucionale për këtë sektor kaq të rëndësishëm.

Gjatë diskutimeve, një ndër çështjet kryesore të ngritura ishte njohja e përvojës profesionale të mësuesve dhe certifikimi i nxënësve që ndjekin mësimet e gjuhës shqipe në Londër dhe në qytete të tjera të Anglisë. Të pranishmit theksuan nevojën për një qasje më konkrete nga shteti shqiptar, veçanërisht në drejtim të sigurimit të klasave falas dhe krijimit të kushteve më të favorshme për zhvillimin e procesit mësimor.

U theksua gjithashtu sakrifica e jashtëzakonshme e mësuesve, të cilët, edhe pse në ditët e pushimit – kohë që zakonisht i dedikohet familjes dhe çlodhjes – zgjedhin t’ua kushtojnë këtë kohë fëmijëve të komunitetit shqiptar, për t’u mësuar gjuhën e nënës dhe për të ruajtur identitetin kombëtar. Ky përkushtim u cilësua si shembull i rrallë i përgjegjësisë qytetare dhe dashurisë për atdheun.

Takimi u zhvillua në një klimë shumë miqësore dhe konstruktive, ku u trajtuan pothuajse të gjitha problematikat dhe u shkëmbyen ide konkrete për përmirësimin e situatës. Znj. Spahiu i siguroi të pranishmit se çështjet e ngritura do të merren në konsideratë dhe do të adresohen në kuadër të politikave shtetërore për diasporën.

Në takim ishte i pranishëm edhe ish-deputeti Lavdrim Krrashi, i cili mbështeti fuqimisht kërkesat dhe iniciativat e mësuesve dhe drejtuesve të Shoqatës “Ardhmëria”.

Në përfundim të vizitës, Zëvendëskryetarja e Kuvendit u largua me përshtypjet më të mira nga ky takim, duke vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e mësuesve, si dhe duke premtuar angazhim konkret për të mbështetur këtë mision të rëndësishëm kombëtar.

Vlen të theksohet se në këtë takim morën pjesë mësues nga zona të ndryshme të Anglisë, përfshirë edhe qytetin e Birmingham-it, çka dëshmon për shtrirjen dhe rëndësinë e rrjetit të mësimdhënies së gjuhës shqipe në Mbretërinë e Bashkuar.

Photoreporter: Sokol Elqeni

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img