Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës së grave, muslimanët dalin në protesta

SHQIPTARI NEWS – Qeveria Zviceriane, ka votuar një referendum për të ndaluar gratë të veshin burqa ose nikab në hapësirat publike. Sipas Theguardian, nga 99% të votave të numëruara, 51.5% e votuesve zviceranë kishin hedhur votat e tyre në favor të nismës për të ndaluar njerëzit të mbulonin fytyrën e tyre plotësisht në rrugë, në dyqane dhe restorante.

Mbulesat e plota të fytyrës do të lejohen ende të vishen brenda vendeve të lutjes dhe për “zakonet vendase”, siç është karnavali.

Po ashtu, do të lejohet mbulimi i fytyrës për arsye shëndetësore, që do të thotë që maskat e fytyrës të përdorura për shkak të pandemisë Covid-19 nuk do të preken nga ligji i ri.

Parlamenti i Zvicrës dhe këshilli ekzekutiv me shtatë anëtarë që përbën qeverinë federale të vendit kundërshtuan propozimin e referendumit. Ata argumentuan se mbulesat e plota e  fytyrës përfaqësonin një “fenomen të skajshëm” dhe në vend të kësaj propozuan një iniciativë që do t’i detyronte njerëzit të ngrinin mbulesat e fytyrës kur u kërkohej të konfirmonin identitetin e tyre zyrtarë.

Grupet myslimane e kanë kritikuar ndalimin.

“Ky është qartë një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë, ”-tha Ines Al Shikh, një anëtar i Les Foulards Violets , për të drejta e myslimanëve.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img