Zv/kryeministrja serbe i kërkon Kishës të mos bëjë presion në dialogun për Kosovën

KMA NEWS / Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq, citohet nga shtypi vendas të pohojë se, pret që Kisha Ortodokse e Serbisë të jetë partnere gjatë dialogut të brendshëm mbi Kosovën, e të mos ushtrojë presion mbi presidentin Aleksandar Vuçiq.

“Shpresoj që një fazë e re dialogu, gjatë së cilës presidenti Vuçiq të bisedojë me të gjitha institucionet e rëndësishme dhe individë të caktuar, të çojë drejt aprovimit të një politike të re”, kanë qenë fjalët e zyrtares së lartë serbe.

“Në këto bisedime pres që Kisha Ortodokse serbe, pjesë qindravjeçare e popullit dhe kulturës sonë në Kosovë, të jetë një partnere e mirë dhe, me ndikimin e saj të ndihmojë vërtet në vendosjen e një dialogu të ri mes serbëve dhe shqiptarëve”.

“Pres gjithashtu, – thuhet në deklaratën e saj, – që ajo të mos ushtrojë trysni mbi presidentin Vuçiq përpara fillimit të bisedimeve mbi Kosovën”, tha zv.kryeministrja.

Mihajloviq shtoi se të gjitha politikat e mëparshme nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse e kanë shtyrë Kosovën gjithmonë e më larg Serbisë. “Për këtë arsye, – citohet numri dy i ekzekutivit serb nga agjencia e lajmeve “Tanjug”, – na nevojitet një qasje e re, e mençur dhe racionale, e cila të implementohet nga presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img