Zv/presidenti amerikan Pence fillon një turne europian

KMA NEWS / Zëvëndëspresidenti amerikan Mike Pence fillon këtë fundjavë një turne në Mynih dhe Bruksel, vizita e tij e parë jashtë vendit që kur filloi nga detyra e nënpresidentit muajin e kaluar.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se udhëtimi është një mundësi që zv/presidenti, në emër të Presidentit Donald Trump, t’i sigurojë aleatët për parneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës dhe parashtrojë përparësitë amerikane në marrëdhënien transatlantike.

Udhëheqësit europianë kanë shprehur shqetësime për presidencën e zotit Trump, pas shprehjeve të tij admiruese ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe pasi ai u shpreh për NATO-n si një organizatë e vjetëruar.

Të shtunën zv/presidenti amerikan do të flasë në Konferencën për Sigurinë në Mynih. Një këshilltar tha se zoti Pence do të japë mesazhin se “të gjithë jemi më të sigurtë dhe më të begatë kur SHBA dhe Europa janë të fuqishme dhe në unitet”.

Në Mynih, zoti Pence pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe disa udhëheqës të Europës Lindore. Ai do të takohet gjithashtu me presidentin afgan Ashraf Ghani dhe me kryeministrin irakian Hiader al-Abadi.

Në Bruksel, zoti Pence do të ketë takime me një numër udhëheqësish të Këshillit Europian, përfshirë Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe me Sekretarin e Përgjithsëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img