Rrjeti i Informimit i BE-së në Shqipëri, seminar 5 ditorë për integrimin

KMA NEWS / Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, pranë Kuvendit të Shqipërisë, në partneritet me Rrjetin e Informimit të BE-së, financuar nga Bashkimi Europian dhe Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) do të organizojnë raundin e parë të Shkollës Verore Evropiane, e cila do të zhvillohet në datat 26-30 Shtator 2016 në Tiranë.

Shkolla Verore synon të identifikojë aktorët e mundshëm të Ekipit Negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe të krijojë një grup ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e vendim-marrjes dhe anëtarësimit në BE, përmirësimin e koordinimit ndër-institucional në nivel kombëtar, si dhe krijimin e rrjeteve efektive të bashkëpunimit.

Krahas ofrimit të një kuadri të plotë teorik, shkolla verore synon gjithashtu të ndihmojë pjesëmarrësit në përmirësimin e aftësive të tyre negociuese me anë të metodave praktike për negociata efektive. Leksionet do të mbahen nga profesorë nga Kolegji i Europës (Bruges), ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar për Integrimin Europian dhe procesin e zgjerimit, si dhe nga Z. Pierre Mirel, ish-Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit (KE).

Gjithashtu, shkolla verore do të përfshijë seanca me përfaqësues të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria, si dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, të cilët do të diskutojnë më pjesëmarrësit mbi procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.
Programi përfshin katër module kryesore:

Moduli 1: Situata aktuale dhe kuadri institucional i Integrimit Europian në Shqipëri;
Moduli 2: Negociatat: Strategjitë dhe negociimi;
Moduli 3: Hapat dhe fazat drejt negociatave;
Moduli 4: Komunikimi në publik i procesit të Integrimit Europian.

Gjatë shkollës verore do të përdoren një shumëllojshmëri e metodave të mësimdhënies dhe të trajnimit si: leksione, prezantime praktike, seminare, diskutime ndërvepruese dhe vizita në strukturat e Integrimit Europian.Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian do të ofrojë një praktikë pune për një numër të kufizuar pjesëmarrësish. Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë frekuentimi pas përfundimit të suksesshëm të kursit pesë-ditor.
Kush mund të aplikojë[1]?

Nëpunës të administratës publike shqiptare (duke përfshirë edhe institucionet e pavarura) që punojnë në fushën e Integrimit Europian të cilët të synojë të angazhohen në procesin e negociatave;
• Studiuesit e rinj dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në fushën e Integrimit Europian dhe synojnë të jenë të përfshirë në procesin e negociatave;
• Gazetarë
Regjistrimi:
Pjesëmarrësit e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në të dyja adresat e mëposhtme:
• Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian: [email protected]
• Kuvendi, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian: [email protected]
Afati i aplikimit është data 13 shtator
Ka vetëm 35 vende në dispozicion! Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen brenda një jave. Kjo shkollë verore NUK ka Pagesë për pjesëmarrje!

[1] Aplikantët duhet të kenë nivel të mirë të gjuhës angleze. Disa nga seancat do të zhvillohen vetëm në anglisht.
******************
The National Council of European Integration, with the support of the European Union Information Network, funded by the European Union, and Open Society Foundation in Albania (OSFA) will organise the first round of the European Summer School 2016 from 26-30 September in Tirana. The Summer School aims to identify potential actors for Albania Negotiation Team in view of the necessity to build up a pool of experts with an in depth information; providing the know-how on the future accession negotiation process.

The Summer School will also contribute in building the capacity of future negotiators in understanding the accession and decision making process of the EU, the way of coordination on national level, as well as building networks. While providing a theoretical framework, the seminar aims also to help participants improving their negotiating skills.

The Summer School will offer a five days programme integrating the theory with the practice, provided by professors from the College of Europe in Bruges, such as the high level expert on European Integration and Enlargement Process, Mr. Pierre Mirel, former Director of Western Balkans at the Directorate General of Enlargement and best national experts on European Integration. Guest speakers from the Parliament of Albania, Government of Albania and European Union Delegation will discuss with the participants on the Albanian EU Integration process.

The programme includes four modules on the following topics:

• Albania state of play in European Integration process and the organisational set up;
• Negotiation: Strategizing, Framing and Planning;
• Understanding the flow of negotiation: Stages and Phases;
• Communicating European Integration – Media and negotiation-how to deliver messages through media;
Admission criteria:

The European Summer School is addressed to:

• Public Administration Officials (including the independent institutions) in Albania working in the field of EU integration at national administrations who will or aim to be engaged in the future Albania-EU Integration negotiations process;
• Young researchers and representatives from non-governmental organizations or think tanks, who wish to enhance their skills in the field of European integration and possible involved in negotiation process;
• Journalists.

A variety of teaching and training methods will be used throughout the Summer School, such as lectures, practical presentations, workshops, interactive discussions and visits to EU integration bodies in Albania. The National Council on European Integration will provide an internship to a limited number of participants. Participants will receive an attendance certificate after successful completion of the first five days course.

Registration:

To enroll, please send a motivation letter and a CV through email to both addresses:
• EU Information Centre in Tirana: [email protected]
• The Parliament, National Council on European Integration: [email protected]
Application deadline is 13th of September. First come, first served – there are only 35 places available!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img