Koncert madhështor në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës

KMA NEWS / Ka nisur koncerti festiv në Vatikan me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Atje marrin pjesë artistë të famshëm me origjinë shqiptare.

Koncerti madhështor kushtuar Nënë Terezës, me rastin e shenjtërimit, mbahet në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, në Vatikan, ku interpretojnë artistët shqiptarë më të njohur në mbarë botën.

Në koncert është interpretuar  himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë.

Himni është kënduar nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrantë nga Shqipëria e Maqedonia.

Pjesëmarrës në këtë aktivitetet janë emra të njohur të muzikës botërore si këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sopranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho etj. Të ftuar janë edhe Lorik Cana dhe figura të tjera shqiptare të njohura në mbarë botën.

Ndërkohë, Këngëtarja Rita Ora do të këndojë së bashku me tenorin Saimir Pirgu këngën “What Child is This”. Nga ana tjetër, këngëtarja Ermonela Jaho do të këndojë himin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo d’Aquino.

Në koncert janë të pranishëm edhe krerët e lartë të shtetit shqiptarë, përkatësisht Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, etj.

vatikaninva vatikan

14183802_590062131118913_8493284182656677439_n14224743_590062201118906_4232826722525859814_n14237712_590062134452246_2474537058192935037_n

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img