Sulm Kamikaz, vriten 140 ushtarë afganë dhe plagosen 100 të tjerë

KMA NEWS / Një sulm vetëvrasës i Talebanit ndaj forcave afgane ka lënë 140 të vrarë në incidentin më të rëndë ndaj personelit ushtarak në Afganistan që nga 2001.

Sipas dëshmitarëve, sulmi i kryer gjatë natës ndaj një baze ushtarake u realizua nga një grup xhihadistësh që qëlluan me armë mbi ushtarët, duke rezultuar në një betejë të ashpër ku disa xhihadistë mbetën të vrarë, të tjerët hodhën veten në erë. Autorët e sulmit u futën në bazë me automjete ushtarake, pasi ishin veshur si ushtarë dhe sulmuan komandën e korpusit të 209 të ushtrisë afgane në Mazar-i-Sharif, kryeqyteti i provincës Balk.

Media lokale citon zyrtarë të sigurisë sipas të cilëve përveç 140 ushtarëve të vrarë ka edhe të paktën 100 të tjerë të plagosur.

Sipas dëshmitarëve autorët e sulmit qëlluan me plumba në drejtim të ushtarëve kur po dilnin nga xhamia mbrëmë pas lutjeve, ndërsa një grup tjetër ekstremistësh sulmoi mencën, para se ushtarët të përgjigjeshin me zjarr duke eliminuar disa prej tyre, ndërsa autorët e tjerë të sulmit hodhën veten në erë.

Talibani mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img