GAZETA E LONDRES – Konfiskohet Telelevizioni Ora News dhe RTV ORA, bashkë me pasuri të tjera të Ylli Ndroqit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi të enjten konfiskimin e pasurive të sipërmarrësit Ylli Ndroqi, pronar dhe i dy stacioneve televizive “Rtv Ora” dhe “Ora News”. Vendimi erdhi pas një procesi të nisur që prej më shumë se dy vjetësh.

Në gusht të vitit 2020 Prokuroria e Posaçme, mori miratimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të sipërmarrësit Ndroqi, i dyshuar të jetë përfshirë në të kaluarën në trafik droge.

Në prill të këtij viti, biznesmeni shqiptar u përfshi dhe në listën e personave ndaj të cilëve Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për shkak se “ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontroll për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në vitin 1998, Ylli Ndroqi rezulton të jetë arrestuar në Turqi, nën emrin Xhemal Pasmaçiu, si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndërsa “autoritetet italiane kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit “BAKLLAVA”, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë” dhe se ai madje ishte arrestuar në vitin 2015.

Në qershor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskimin e pasurive, duke argumentar se vlera e tyre nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme dhe se ka një diferencë prej 3 milionë eurosh të pambuluara nga këto të ardhura.

Janë në total 26 pasuri të cilat me vendimin e sotëm të gjykatës i kalojnë menjëherë në pronësi shtetit. Bëhet fjalë për sipërfaqe të ndryshme trojesh, një pylli me sipërfae 100 mijë metra katrorë, tre njësi të ndryshme në një nga godinat tregtare në qendër të Tiranës, një njësi shërbimi dhe një garazh, 4 automjete luksoze dhe aksionet në të paktën 11 shoqëri ku ai zotëronte ose 100 përqind të tyre ose pjesën kontrolluese. Mes tyre 30 përqind të aksioneve në televizionin “Channel One” dhe shoqëria “Ora” që zotëron dy televizionet e tjera. Gjykata hoqi ndërkohë, masën e sekuestros ndaj dy apartamenteve, dy trojeve dhe një njësie.

Avokatët e sipërmarrësit Ndroqi u shprehën “të shokuar nga vendimi i gjykatës. Ajo shkeli akt-ekspertimin kontabël që ajo vetë kreu. Akti tregoi qartësisht se pasuritë e zotit Ndroqi ishin mbuluar me të ardhurat e tij gjatë gjithë jetës. Një vendim haptazi paligjshëm, i pambështetur në provat që vetë gjykata mori, dhe kjo është çudia më e madhe”, deklaroi avokati Besnik Muçi. “Vendimi më i pabazë, duke patur parasysh provat dhe faktet e provuara në këtë proces. Nëse ky standart do zbatohet, pasuria e çdo shqiptari mund të merret”, u shpreh avokati tjetër Jordan Daci. Sipas mbrojtësve të sipërmarrësit Ndroqi, “një vendim i tillë i paligjshëm, mund të shpjegohet vetëm me një prapavijë politike. Qëllimi është mbyllja e një medie në Shqipëri e cila nuk pëlqehet nga politika”, tha zoti Muçi. Avokatët mbrojtës paralajmëruan vijimin e betejës juridike, “deri në gjykatën e Strasburgut”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img